SHKODER - Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra është shprehur me shumë emocion përballë veprës së artit, shtatores së martirizimit të popullit shqiptar të inauguruar në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër. 

Një vepër e përpunuar me shumë frymëzim nga skulptorti Agim Rada pasqyron realitetin e hidhur që përjetoi kleri katolik, me përsekutime të egra nga regjimi komunist. 

klerik

Për imzot Massafrën kjo vepër do t’i kujtojë kujdo që e viziton të kaluarën, por edhe do t’i paralajmërojë për të ardhmen. 

Shtatorja e martirizimit paraqet një frat françeskan dhe sipas imzot Massafra frateri është shuma e e të gjitha cilësive më të mirë që shpirti njerëzor ka. Në të vërtetë Papa Françesku thirret prej të gjithë besimeve, “vëllau universal”. “Në ketë frat ne jemi të gjithë të përfshirë”, -shprehet imzot Massafra.

prifti

“Vendosja e kësaj vepre arti më sjell në mendje këto fjalë të Biblës që popullit ontë i është dashur të pësojë: Të gjithë ata që do të kalojnë përpara kësaj katedraleje do të kenë një tjetër arsye reflektimi për të kujtuar të klauar dhe për të marrë një parlajmërim të ardhmen.

“Kurrë më”! Le të jetë kjo britma që ngrihet nga çdo ndërgjegje. Kjo vepër do të ngulitet në ndërgjegjet e njerëzve për vetë mesazhin që përcjell. 

Fakti se personazhi i paraqitur në shtatoren e martirizimit është një frat françeskan, dikush që një ditë i kërkoi Papa Franceskun të përshkruante se kush ishte frati i vërtetë ai u përgjigj duke radhitur vyrtyte të fretërve që jetojnë me të. Si të thuash se frati nuk ka një standard njohje, ai duhet të jetë shuma e të gjtihë cilësive më të mira që njeriu ka. Si rrjedhim shtatorja e inuguruar nuk është thjesht një frat franceskan, por njeriu në thelbin e tij më të mire. 

Ai nuk përfaqëson një kategori të vemte të klerit katolik, as një pjesë të vetëm të shumë vetëve që u përkasin të gjitha besimeve të pranishme në Shqipëri që kanë përsuar përndjekjen deri në vdekje. Në të vërtetë vetë Shën Francesku thirret prej të gjitha besimeve, vëllau universal. Pra në këtë frat jemi të përfshirë të gjithë dhe të përfaqësuar mirë.

Më bën përshtypje qëndrimi i tij si person i shtypur, pa lirinë e tij, trupi i tij është i rëndë prej peshës së vet, por është i rënduar edhe më shumë prej atyre zinxhirëve që e mbajnë të kapur fort në tokë. Kujtimi i vuajtjeve të pësuara është ende i fortë në kujtesën e personave të rritur dhe tek të moshuarit, por as ata nëse nuk kanë provuar burgun, zinxhirët dhe torturat nuk mund të përfytyrojnë sesa vuajtje mbajnë ato pulse të prangosura. Aq më pak për të rinjtë, për të cilët shtypja që ka zgjatur deri rreth një cerek shekulli më parë është vetëm një fantazmë në kujtesën e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Cfarë rreziku! Të harrohet e kaluara është e kuptueshme në atë që dëshiron të ecë përpara, por të jeni të sigurtë: Nuk e ndihmon atë të ecë në rrugën e Zotit", shprehet imzot Massafra.


Duke kutjua psalmin 120 Massafra thotë: Sytë e mi i coj drejt maleve, prej nga do të me vijë mua ndihma . Lartësia, qielli është vendi drejt të cili i coj natyrës vështrimin në castin e nëvojës, kur jemi në kërkim të një frymëzimi. Psalmisti përgjigjet: Ndihma ime vjen prej Zotit i cili krijoi qiellin dhe tokën. Ta kemi vështirimin të drejtuar vetëm nga kjo botë do të thotë të mbetemi në kufijtë e ngushtë të një realiteti të dëshpëruar. Të vështrojmë nga qielli do të thotë t’i hapemi të ardhmes, asaj që na bën të ecim përpara, do të thtoë t’i hapemi shpresës. 

Masafra ka bërë një urim për të gjithë popullin shqiptar.

“Të jetojmë një jetë të virtytshme pa e harruar historinë tonë me vështrimin të drejtuar gjithmonë nga qielli dhe Zoti do të jetë me ne”.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)