TIRANE- Vendosja e shtatores së Fan Nolit në Durrës ka bërë që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare të përplaset me shoqatën “Foleja Kombëtare”. Ditën e djeshme, shoqata e cilat kishte propozuar vendosjen e shtatores së Nolit në Durrës ka akuzuar Kishën Ortodokse se nuk ka pranuar që busti i Nolit të vendoset në kishën ortodokse të Durrësit, por në qendër të qytetit si edhe ka vonuar përgjigjen për kërkesën e tyre. “Foleja Kombëtare denoncon Zëvendësinë Arkhieratike të Durrësit se në mënyrë të vullnetshme gënjen, duke fyer rëndë logjikën, ortodoksinë dhe institucionin e Kishës.
Bashkangjitur keni kërkesën që i është dorëzuar zyrtarisht At Spiro Kostolit të Zëvendësisë Arkihieratike të Durrësit. Kjo zëvendësi, pasi e kërkoi një kërkesë zyrtare, me pretendimin se nuk mund të merrte një kërkesë me gojë, nuk denjoi të përgjigjej. Jozyrtarisht dhe verbalisht na është thënë se busti i Hirësi Theofanit mund të vendoset në qendër të Durrësit, në kundërshtim të hapur me kërkesën tonë për t’u vendosur në kishë, aty ku Hirësi Theofani ishte Mitropolit dhe jo Episkop, siç duan ta nënvlerësojnë me deklaratën e tyre”,- thuhet në reagimin e shoqatës “Foleja Kombëtare”.
/Shqiptarja.com