Nga takimi me lojtarin Ramsey tek puna si agjent imobiliar, historia frymëzuese e të riut nga Tirana

Dikur punonte si kamerier në një restorant, ndërsa sot, 24 vjeçari nga Tirana fiton më shumë se kryeministri i vendit, Edi Rama me punën si agjent imobiliar.

Rruga drejt suksesit nuk ka qenë pa pengesa për Klevis Oshafin.  Për emisionin “Një nga ne”, ai tregon si i ka kapërcyer vështirësitë e profesionit, telefonatat e vazhdueshme që duhet të bënte dhe trokitjet dyer më dyer për të siguruar kontaktet e nevojshme.

Është ndër agjentët top performues, kohën e lirë ia dedikon më së shumti familjes, por nuk lë pas dore as pasionet e tij, leximin dhe futbollin.  Mes të tjerash zbulon detaje nga takimi me lojtarin e tij të preferuar Aron Ramsey, autografin e të cilit e ka tatuazh në dorë.

Po si arriti Klevisi të takohej me këtë lojtar? A mund të gjejmë shtëpi të lira në Tiranë?  A ja vlen të punosh si agjent imobiliar në ditët e sotme?

Të gjitha këto mund t’i ndiqni në ‘Një nga ne’ 24 orë me një 24 vjeçar!

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë