Shtëpia Botuese “Onufri” është vlerësuar me “Çmim special të librit” në Kinë. Ky çmim jepet për kontributin që kjo shtëpi botuese ka bërë nëpërmjet librit për promovimin e kulturës kineze. Botuesi Bujar Hudhri e cilëson Kinën të vetmin vend në botë, që aktualisht po mbështet kulturën e vendit të saj, por edhe kulturën e vendeve të tjera.
Këtë e quaj një gjë të mrekullueshme si botues, në një kohë të vështirë për librin, kur bota kreshet mblidhet edhe diskuton, ku e përmendin librin si fjalë libër, kur ju e dini shumë mirë se kjo fjalë nuk përdoret fare në dokumente shtetërore, çfarë tregon një mosvëmendje ndaj librit.
Botuesi Bujar Hudhri
Rreth 25 vepra po përkthehen nga letërsia shqipe në Kinë. “Aksidenti” i Ismail Kadaresë sapo është botuar dhe një libër i shkrimtarit Ridvan Dibra është në proces. Në projektin e madh kinez, “Kina plus 16 vende” i kushton një rëndësi të veçantë përkthimit dhe botimit të librave nga “16 vende plus Kina”, përkthimit të këtyre librave midis “16 vende dhe Kina”. Vëmendjen e Republikës së Kinës ndaj vendeve të tjera dhe vendit të saj, Hudhri e quan mirënjohje që të huajt shprehin ndaj librit. Ndërsa, ambasadorja e Kinës në Shqipëri u shpreh Jiang Yu;
Jam shumë e gëzuar që jemi në këtë aktivitet. Unë në emër të Ambasadës së Kinës në Shqipëri dua që të shpreh urime për familjen e zotit Hudhri,duke i falënderuar për kontributet që kanë dhënë në shkëmbimet kino-shqiptare. Vitin e kaluar edhe zoti Iljaz Spahiu ka marrë këtë çmim, i cili është një çmim me peshë të madhe edhe unë jam krenare për këtë. Gjatë këtyre viteve qarqet e ngushta me homologët kinezë kanë ndërtuar ura komunikimi. Librat kanë luajtur një rol pozitiv në forcimin e raporteve mes dy vendeve.
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri
“Çmimi special i librit” në Kinë është themeluar në vitin 2005. Është çmimi më i lartë që qeveria e Republikës Popullore të Kinës jep për shkrimtarët, përkthyesit dhe botuesit e huaj, të cilët kanë shënuar arritje të mëdha në prezantimin, përkthimin dhe botimin e librit kinez, si dhe në promovimin e shkëmbimeve kulturore.