Ismail Kadare iku i lumtur, botuesi i tij për Report Tv: Nuk kishte asnjë peng, veprat ia dha publikut! Bota letrare në zi

Kolosi i madh i letërsisë shqipe iku i lumtur. Sytë i mbylli pa asnjë peng, të paktën kështu thotë botuesi i tij, Bujar Hudhri, në një intervistë për Report Tv. Ai shprehet se Kadare nuk kishte pengje, veprat e tij i ndau dhe i përcolli tek lexuesit shqiptar, por edhe përtej kufijve.

“Pengu më i madh i një shkrimtari është që të mos e nxjerrë veprën e tij. Në këtë pikëpamje kadare nuk mund të kishte asnjë peng, sepse ai gjithçka që ka shkruar ia ka dhënë publikut shqiptar, lexuesit shqiptar. Si botues e kam patur komoditetin që të kishim kohën e domosdoshme të nevojshme, që krejt vepra e tij të jetë në duart e lexuesit. Në këtë pikëpamje s’ka peng. Pengu është i ynë sepse do donim që një shkrimtar të madh si ai ta kishim mes nesh. Por duke gjykuar që vepra letrare nuk ka kohë, kështu mund ta përfytyrojmë që Kadareja të jetë gjithmonë mes nesh”, thotë Hudhri për Report Tv.

Gjithmonë krah Kadaresë, Hudhri e shoqëronte çdo ditë në një kafe të Tiranës, Juvenilja. Aty e gjenin lexuesit gjeniun e letërsisë, për të cilin Hudhri thotë se kohët e fundit për shkak të moshës kishte shfaqur edhe probleme shëndetësore. Vitin e kaluar e cilëson ngjarje të shënuar Kadarenë, i cili për herë të parë mori pjesë në Panairin e Librit në Prishtinë.

“Ka pasur për shkak të moshës, por gjithmonë s’të shkon mendja se diçka një ditë do ndodhë,. Por kjo nuk varet nga ne. Ajo që është e rëndësishme është se Kadare ka ikur nga kjo botë i lumtur, gjithë veprën e tij e publikoi. Për Kadarenë ishte një ngjarje e shënuar vitin e kaluar në panairin e Prishtinës, kur nxorëm veprën e tij në 7 vëllime dhe për herë të parë e promovuan para lexuesit kosovar”, tregon Hudhri.

Me humbjen e Kadaresë krejt bota letrare është në zi.

“Krejt bota letrare është në zi, ka ikur një nga përfaqësuesit saj më të shquar, është shkrimtar i shquar i letërsisë botërore. Ka marrë çmimet më të larta për merita letrare. Ka qenë kandidat për çmimin nobel për vite me radhë. Kadare është pjesë e kulturës botërore dhe kjo na bën krenar. Një shkrimtar të madh si Kadare ne e shijojmë në gjuhën tonë, lexuesit shqiptarë janë fatlumë. Ikja e Kadaresë është një humbje e madhe për letërsinë botërore”, shprehet ai.

Sa i takon homazheve, botuesi thotë se i ka marrë përsipër qeveria.

“Qeveria do të merret. Është një ditë e trishtë dhe secili nga ne do ta kujtojmë këtë moment që dukej se s’do të vinte, por jeta është e tillë”, përfundon botuesi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton