95-vjetori i lindjes së Martin Camajt, botuesi: Shteti shqiptar, indiferent ndaj veprës së tij! (VIDEO)

Ky 95-vjetor i datës së lindjes së Martin Camajt do të mbetet gjatë në kujtesën e studiuesve, botuesve edhe lexuesve të veprës së tij. Perdja e mjegullte që i është vendosur opinionit publik, ajo e ish-Sigurimit të Shtetit, pas botimit të materialit “Dritëhijet” që Auron Tare botoi  në “Peizazhe të Fjalës” u cek sërisht nga botuesi Bujar Hudhri, i cili i ishte bashkuar këtij aktiviteti përkujtimor, që u zhvillua nga Qendra Kombëtare të Librit dhe Leximit.

“Ministria e Kulturës QKK homazh Camajt, nisma të tilla në traditë. Jo vetëm për të kujtuar por për të krijuar një traditë”, shprehet ministrja Elva Margariti.

 “E çmoj shumë këtë takim për Camaj, sepse në realitet nuk janë bërë shumë takime për të. Mandej unë do t’ju kujtoja se nga një debat i madh që ngjalli emri i Camajt në publik këto ditë nëse unë si botues do ta kundërshtoja Auron Tares, është që te fjalia e parë që thoshte se dy ministritë e Kulturës në Kosovë dhe Shqipërisë, pra e kishin bërë mit Camajn dhe Koliqin në një konferencë para tre vitesh. Kjo ishte gjëja më e pasaktë dhe unë do e shpjegoj se pse. Sepse, ai ngatërronte një aktivitet që shtëpia botuese “Onufri” e mbajti me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Camajt dhe këtu është vepra poetike, u bë një takim në “Hotel Tirana”. Shteti shqiptar, jo vetëm që si ka bërë mirë, jo vetëm që se ka ngritur Camajn dhe Koliqin, por do të thoja jo të kundërtën, por ka qenë indiferent”, shprehet Hudhri.

Të pranishëm në këtë takim letrar ishin edhe studiuesit, të cilën argumentuan, se përse miti i Martin Cmajat është krijuar falë veprës së tij letrare, me të cilën duhet të njihet edhe lexuesi.

 “Kështu edhe për Camajn, ra ky sherr edhe u pamë. Shumica nuk e dinë që Camaj është një albanolog nga më të mëdhenjtë, është gjuhëtar i përmasave të pashpalosura ende. Është albanolog i plotë. Është hartuesi i të parës gramatikë të plotë të shqipes”, shprehet gjuhëtarja Shmaku.

Martin Camaj (Temal, 1925-1992, Gjermani) poeti i kontrasteve të mëdha u shua në moshën 67-vjeçare larg vendlindjes së tij. Disa nga veprat që ka botuar janë : “Djella”, “Rrathë”, “Loja mbasdrekës”, “Kandili argjandi”, “Dranja” etj.

1595429906_camaj.jpg

Martin Camaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi