Muri i shembur në lagjen Kala të Elbasanit rrezik për kalimtarët, asnjë masë nga autoritetet

Një banesë 100 vjecare rrezikon të shëmbet duke rrezikuar jetën e banorëve të lagjes muzaeale në Qender të qytetit të Elbasanit.

Qytetarët janë ankuar pranë institucioneve që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e tyre, por deri më tani asgjë nuk është bërë për të shmangur rrezikun që sjell amortizimi i kësaj shtëpie, që prej shumë vitesh është abandonuar.

Banorë të lagjes Kala shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë situatë dhe kanë frikë të kalojnë në këtë rrugicë.

"Normal që rrezikohemi sepse muri është shembur. Rreziku më i madh është për fëmijët. Aty mezi kalon me biçikletë se ke frikë të del ndonjë gurë përara. Ka pothuajse një vit qe është shembur, por s'ka ndërhyrë njeri."  - shprehen qytetarët.

Rruga Musa Kongoli që ndodhet buzë vijës Egnatia shërben edhe për guidat turistike në lagjen muazeale, por kjo duket se insitutit të momumenteve të kulturës si ka bërë përshtpyje, duke lejuar që ky vënd në qëndrë të lagjes historike  të kthehet në një gërrmadhë dhe vend grumbullimi Plehrash

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv