Në këtë lagje historike të Pogradecit ndodhen banesat e dy kolosëve të mëdhenj të letrave shqipe Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci. Për fat të keq në banesën e të madhit Kuteli ka mbetur vetëm ky postaf, ndërsa shtëpia e Lasgushit Poradecit ka një tjetër pronar. Por pavarësisht kësaj është premtuar rehabilitimi i këtyre dy banesave, duke synuar kështu kthimin e tyre në destinacion e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve
-Rikonstruksioni dhe rehabilitimi i lagjes historike në qytetit e Pogradecit, duket sikur premton dhe kthimin në muze të dy banesave, të prozatorit të “Tregime të Moçme”, Mitrush Kutelit dhe të poetit të “Vallja e Yjeve”, Lasgush Poradecit.
Por, edhe pse ky premtim është bërë gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në Pogradec, situata nuk është dhe aq premtuese për shtëpinë e poetit Poradeci. Ndërtesa ku ka jetuar poeti pogradecar sot nuk ekziston më, sepse është shitur nga familja pas viteve ’85, e në të njëjtin vend pronari që e përvetësoi pronën ndërtoi një shtëpi të re.
Nënkryetari i Bashkisë rrëfen negociatat me pronarin aktual të shtëpisë së Poradecit,
“Shtëpia e Lasgush Poradecit është shitur nga familjarët e poetit edhe bashkia është në negociata me pronarin e ri, që të bëjë të mundur rehabilitimin e saj.
Ndërsa, shtëpia e Mitrush Kutelin nuk ekziston edhe bashkia do të bëjë të mundur rindërtimin e saj” shprehet Paskalino Ziko nënkryetar i bashkisë Pogradec.
Ndërsa, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Gjergji Koki tregon se projekti për muzealizimin e shtëpive do të jetë gati brenda 2021-të
“Besoj brenda vitit do të jetë projekti gati, gjë që u jep mundësinë thithjes së donacioneve, që në një të ardhme të afërt i gjithë rehabilitimi i i zonës të përfundojë”, thotë Gjergji Koki.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
37 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit! Liriku i madh i letërsisë dhe atdhetari i mbrojtjes së kombit dhe traditës së Rilindjes
12 Nëntor, 09:05
-
Lasgush Poradeci, helmi që mbante në dollap nga frika e arrestimit dhe letërkëmbimet e tij
1 Nëntor, 21:13
-
‘T’i shtrydhën trutë putanat’, Kujtimet e panjohura të Lasgush Poradecit për Enver Hoxhën: Kur erdhi nga Parisi, kolegët e tallnin ‘Tutkun’
2 Tetor, 11:22
-
“Zonjushës Musine Kokalari”, zbulohen pjesë nga letërkëmbimi i Lasgush Poradecit me disidenten
8 Qershor, 14:46
-
Si sot 57 vjet më parë u shua mjeshtri i rrëfenjës shqipe Mitrush Kuteli
5 Maj, 11:53
-
‘Sipas intrigave të kurdisura nga Shefqet Verlaci, doktor Papajani, ishte larguar nga Elbasani, pasi ra në dashuri, me gruan më të bukur…’/ Historia e mikut të ngushtë të Lasgushit
3 Tetor 2023, 07:20
-
Cilat ishin amanetet e poetit të madh kombëtar, e bija e Lasgush Poradecit rrëfehet në ‘Esencë’: Për babanë u hesht 50 vjet
31 Mars 2023, 20:31
-
Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko
30 Nëntor 2022, 12:47
-
Një letërkëmbim i Lasgush Poradecit me Gjergj Pekmezin në vitin 1928
15 Nëntor 2022, 22:51
-
Poradeci, mbledhës i folklorit muzikor e letrar, nga populli e pa censurë! Këngët grarishte erotike e të dashurisë, e bija: Asokohe nuk i botuan
13 Nëntor 2022, 13:29
-
650 titujt e Poradecit i dorëzohen Bibliotekës, e bija: Ishin më shumë, në ’45-ën regjimi i detyroi të grisnin edhe Fishtën! Shënimet e veçanta të poetit
4 Nëntor 2022, 16:29
-
Testamenti i Mitrush Kutelit: Terreni i letërsisë është tokë ku gëlojnë gjarpërinjtë! Dorëshkrimet ua lë dy fëmijëve, askush mos t’i prekë
14 Tetor 2022, 08:20