Në një intervistë të posaçme për dokumentarin mbi bektashizmin, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai shpalli në Kombet e Bashkuara do të ngrihet në territorin ku ndodhet aktualisht Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në Tiranë.
“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur,” – u shpreh Rama.
Ky mikroshtet, me një status simbolik dhe shpirtëror, do të jetë vendosur brenda zonës ku sot ndodhet Kryegjyshata, në periferi të Parkut të Madh të Tiranës – një vend që prej dekadash është epiqendra e bektashinjve në botë.
Baba Mondi, kreu shpirtëror i këtij urdhri sufist, ka përshëndetur nismën, duke theksuar se krijimi i një vendi të tyre është një akt njohjeje dhe ruajtjeje:
“Ne jemi për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë. Shqipëria është shtëpia jonë dhe ky vend, Kryegjyshata, është tempulli ynë.”
Sipas dokumentarit realizuar nga fotoreporteri britanik Robert Hackman dhe Dritare Tv, ky mikroshtet do të jetë më i vogli në botë dhe do të shërbejë si një qendër shpirtërore ndërkombëtare për bektashinjtë, duke tërhequr studiues, vizitorë dhe pelegrinë nga e gjithë bota./Dritare.net
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54%
-
Jo
40.2%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2285
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter
23 Shkurt, 16:46
-
Pas Korçës, Rama shkon në Vlorë! Shoqërohet nga investitorë të huaj, në fokus investimet dhe projektet për qytetin
23 Shkurt, 14:44
-
Molotovët kundër policëve/ Kuçana: Qytetarët i kërkojnë Berishës protesta të dhunshme! Rexhaj: Do kthehet në autogol politik për PD
23 Shkurt, 14:15
-
Pamje mahnitëse nga Parku Natyror 'Liqeni i Ulzës', Rama: Destinacion i preferuar për vizitorët
23 Shkurt, 14:04
-
Unë Dhuroj! Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut prezanton aplikacionin e ri, Rama: Rrisim dhurimin vullnetar në vend
23 Shkurt, 13:48
-
Shkoi në Korçë me helikopter, Rama: Ishte planfikuar para shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec! Ligësi t'i faturosh qeverisë rrëshqitjet gjeologjike
23 Shkurt, 11:52
-
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara, kryeministri Rama me helikopter në Korçë! Do të inspektojë punimet në Polin e Dijes
23 Shkurt, 10:34
-
Festivali i Shkencës 2026, nxënësit në gjimnaze kryejnë përgatitjet e fundit për projektet në shkencë, teknologji dhe matematikë
23 Shkurt, 08:03
-
Këshilli i Imunitetit/ SPAK do arrestimin e Ballukut: Të ‘fortët’ kërcënuan dëshmitarët, rrezikon deri në 35 vite burg! PS: Pezullimi i mjaftueshëm
23 Shkurt, 07:08
-
2 muaj pezull, Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres
22 Shkurt, 19:16
-
Fotogaleria/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës
22 Shkurt, 18:35
-
Projekti TID në Durrës, Zhupa reagon pas deklaratave të Ramës: Projekt klientelist, s’i shërben trashëgimisë së Durrësit! Pezullojeni!
22 Shkurt, 15:26
Mendoj qe eshte ide shume femijnore ose ide shume djallezore. Krahasimi me Vatikanin nuk mban uje. Shteti papat u krijua nga nje fuqi e huaj ne territoret e perondarise te dobesuar Bizantine (Romake) rreth 1300 vite me pare. Mbreti i atehershem i Frankeve i dhuroi territoret mjaft te gjera ne Italine e sotme Papes Sylvester, per aresye te besimit katolik qe ai, mbreti Pepin dhe passrdhesi i tij kishin. Bashkimi i Italise solli shkrirjen e sunfimit te papes ne nje territor qe ishte shumefish i territorit shqiptar sot duke kthyer papen nga sundimtar (trasheguar per 1200 vjet) ne nje te burgosur ne Basiliken e Shen Pjetrit. Per respekt Italia njohu sovranitetin e papes ne kishen e tij me 1929. Ku eshte krahasimi me Bab Edmondin? S do te sjelle ky lloj sheti i vocerr turizem? Nese po, a eshte kjo deshira e shumices te shqiptareve. A do te jene te kenaqur shumica dermuese qe ne fakt eshte jofetare? Po katoliket, ortodokset, ungjilloret, sunit? Njerezit ne Spanje, Greqi, Meksike jane loshur nga turizmi i tepruar dhe Shqiperia po shkon ne ate drejtim. Koha eshte jo per prishje te teresise territoriale, por per te ndaluar shitjen e tokes te paket te nenes Shqiperi te huajve. Jo me Burger King etj me pronare te huaj dhe me punonjes nga Azia. Lereni kete pak Shqiperi per brezat e ardhshem te shqiptareve. A kane qene bektashinjte te keqtrajtuar nfonjehere? A jane bektashinjte nje lloj i vecante, lloj i zgjedhur nga banoret e qiellit? A ishte ii trashe spo ishte tradhetar Pashko Vasa? Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
PërgjigjuFiks fare e ke thene!
Po kērkon të kēnaqin "vëllain e tij" Sorosin,i cili është Hebrej,dhe kjo copë shqipërie qē ka ngelur,zoti Rama po kērkon ta zhduk fare.jemi qeverisur gjithëmon nga politikan jo atdhedashës.Unë,i quai tradhëtar të kombit.
PërgjigjuIde përçarëse e Saliut, ky i shkreti nuk do po Saliu e detyron, kokoshka dhe birre e po shijoj cdo sekonde te mandatit te 4.
PërgjigjuShqiperia eshte e gjith Shqiptareve se bashku e jo te ndare ,sot bektashinje,neser Katoliket ,mbsnesr Ortodokset,Muslimanet a jeni ne regull apo doni qe Shqiperia te behet si Bosnja ,or popull cohuni dhe mos pranoni kete absurditet te Rames Shqipfolesit.
PërgjigjuE kemi te ndaluar me kushtetute nderhyrjen e shtetit ne fe, qofte per mir a qofte per keq. Po ne jemi popull…….in, e qeveri ….. rin
Përgjigju