Shteti 'vendos' dorë mbi sportin, UEFA paralajmëron Anglinë! Rrezikohet organizimi i Euro 2028

Shteti 'vendos' dorë mbi sportin, UEFA paralajmëron Anglinë! Rrezikohet organizimi i Euro 2028

Foto ilustruese

UEFA i ka bërë me dijë Anglisë se ata mund të përjashtohen nga Euro 2028, paçka faktit se janë mikpritës të saj. Britania dhe Irlanda u konfirmuan si organizatorët e Euro 2028 në tetor të vitit të kaluar, me disa stadiume të ndryshme në Angli, Skoci, Irlandë Veriore, Uells dhe Irlandë që do të mirëpresin ndeshjet.

‘The Times’ ka raportuar se Unioni i Shoqatave Evropianë të Futbollit (UEFA) i ka bërë me dije ministrave anglezë se ‘Tre Luanët’ mund të përjashtohen nga Euro 2028 nëse kryeministri i vendit Keir Stramer vazhdon përpara me planet për të vendosur një rregullator në futbollin e meshkujve.

Theodore Theodoridis, sekretari gjeneral i UEFA-s e ka dërguar këtë paralajmërim përmes një letre drejtuar Sekretares Lisa Nandy më herët gjatë këtij muaji, duke cituar se nuk duhet të bëhen ndërhyrje nga qeveria në futboll.

Në këtë letër, ai ka goditur planet që ka hartuar kabineti qeveritar për të vendosur një rregullator për mbikëqyrjen e klubeve angleze.

Si kundërpërgjigje, Theodoridis ka insistuar se pavarësia në futboll është një kusht themelor.

Planet për të promovuar një mbikëqyrës në të gjitha klubet që garojnë në Angli fillimisht nisën në muajin mars nga qeveria britanike e cila dëshironte që të parandalonte klubet e pasura që të krijonin një tjetër Superligë evropiane.

Ky rregullator nuk u prezantua kurrë zyrtarisht në kohën kur konservatorët u rrëzuan nga pushteti, por qeveria laburiste është zotuar të vazhdojë me idenë.

Nëse e bëjnë këtë, ata rrezikojnë të përjashtohen nga Euro 2028 dhe të humbasin mundësinë për të fituar më në fund një trofe në tokën britanike.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Monza trondit Interin, vetëm 1-1 në 'Brianteo'! Asllani luan 74 minuta, zikaltërit lëshojnë kreun

Monza trondit Interin, vetëm 1-1 në 'Brianteo'! Asllani luan 74 minuta, zikaltërit lëshojnë kreun