Shtetrrethimi/ Ministria e Financave: Nëse ju rrisin çmimet e ushqimeve denoncojini këtu tregtarët

Shtetrrethimi/ Ministria e Financave: Nëse ju rrisin çmimet e ushqimeve denoncojini këtu tregtarët

Foto ilustruese

Në kushtet e shtetrrethimit dhe mbylljes së të gjitha dyqaneve përveç ushqimoreve, fruta perimeve, furrës së bukës dhe farmacive ministria Ekonomisë dhe Financave po monitoron tregun për të shmangur abuzimet me rritjet e çmimeve. Në dispozicion të qytetarëve është vendosur edhe një numër pa pagesë ku të denoncojnë nëse konstatojnë raste abuzimi.

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët. Për këtë qëllim është në dispozicion edhe numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve që konstatojnë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë inkurajon qytetarët që të përdorin këtë mjet komunikimi, për të ndihmuar në evidentimin e rasteve, të cilat do të ndiqen me prioritet, bazuar kjo edhe në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit” i cili përcakton ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, nuk përbëjnë vepër penale, por kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me penalitetet përkatëse në fuqi" njofton ministria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 13/03/2020 23:53

    NA mbyten keta tregtaret keta shkerdhatat,,I kane cuar portokallet nga 800 leke ne 1500 leke...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah