Te Interi janë në ankth për Alexis Sanchez. Sulmuesi është dëmtuar në ndeshjet e kombëtares dhe rrezikon të kryejë një ndërhyrje që do ta mbajë larg fushave për dy-tre muaj. Do t’i mbetet Interit të vendosë nëse do të kryhet ose jo operacioni, por futbollisti ka ndjerë shumë dhimbje pas goditjes që mori në kyçin e këmbës.
Ndeshjen e ardhshme Inter do të luajë kundër Sassuolo-s, por Sanchez nuk do të jetë mungesa e vetme. Dambrosio pritet të mungojë për 3-4 javë, ndërsa ende nuk dihet ekzaktësisht se sa gjatë do qëndrojë jasht fushave Sensi.
Komento