Kristjan Asllani dhe Torino duken larg, me ekipin 'Granata' që nuk ka ndërmend të paguajë shumën e plotë të kartonit për mesfushorin shqiptar, marrë në huazim nga Interi verën e 2025.
Mesfushori i Kombëtares pritet të ndërpresë para kohe huazimin te Torino, pasi nuk ka bindur plotësisht trajnerin Baroni, duke hapur kështu rrugën për një largim të ri.
Asllani u transferua te Torino gjatë verës 2025 për 1.5 milion euro, me një opsion blerjeje prej 11.5 milionë eurosh, por pavarësisht minutazhit të konsiderueshëm, 15 ndeshje të luajtura, mbi 70% si titullar, nuk ka arritur të lërë gjurmë. Në këtë situatë, rikthimi i tij te Interi duket gjithnjë e më i mundshëm, edhe pse qëndrimi në Milano nuk shihet si zgjidhje afatgjatë.
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se Asllani mbetet një aset i vlefshëm për klubin, por ka theksuar se në rast rikthimi do të vlerësohej një destinacion i ri për mesfushorin shqiptar.
Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, edhe Parma dhe Sassuolo po shohin mundësinë për të marrë shqiptarin në huazim, teksa më herët interes për të ka shfaqur edhe Fiorentina e cila është në ujëra të turbullta këtë sezon në Serie A.
"Si Parma ashtu edhe Sassuolo kanë treguar interes për Kristjan Asllanin, i cili do të largohet nga Torino këtë muaj", bën me dije gazetari Alfredo Pedulla.
? Both Parma and Sassuolo have shown interest in Kristjan Asllani, who will leave Torino this month. ??
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) January 6, 2026
[via @AlfredoPedulla]
Komente









Me vjen keq te konstatoj se ky lojtar do kete renie. E kam ndjekur me interes te cdo ndeshje e Torinos dhe nuk me ka pelqyer. Nje mesfushor qe luan shume i terhequr pothuaj si mbrojtes qendre por qe ne fakt eshte teper i dobet ne mbrojtje. Kthen gjithmone topin prapa edhe kur nuk eshte nevoja pasi nuk ka me besim ne aftesite e tij tribluese dhe as ne vertikalizimet. Shume shpejt do e shikoni ne ekipe te dores se dyte. Shume zhurme per asgje. Nese nuk del.perpara dhe te filloje te fantazoje topa per sulmin nuk ka asgje ne vije..
PërgjigjuMe mire tek Sassuolo sepse Firenze bie ne kategorine seria B
PërgjigjuAsllani gaboi rende kur refuzoi Bolonjen dhe zgjodhi Torinon.Sassuolo eshte klubi i pershtatshem per Asllanin.