Kina do të bëhet kontribuesja e tretë më e madhe në botë për buxhetin e Kombeve të Bashkuara në 3 vitet e ardhshme."Detyrimet vjetore të anëtarësimit në OKB dhe alokimet buxhetore paqeruajtëse që kryhen nga Kina do të rriten, falë rritjes ekonomike të Kinës në vitet e fundit si ekonomia e dytë e botës”, është shprehur Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu KangKina.Gjithashtu Kina pritet të kontribuojë me 7.9 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në 3 vitet e ardhshme.Në të njejtën kohë, pak më shumë se 10 për qind të buxhetit të OKB-së për ruajtjen e paqes do të financohen përmes Kinës.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)