Shtohet numri i të shtruarve në spital/ 12 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! Tirana 'mban kreun'
Një rritje të rasteve të shtruara në infektiv ka rregjistuar dita e sotme ku ka shkuar në 17 numri i pacientëve të hospitalizuar, 5 prej të cilëve janë në terapi intesive. Ndërkohë, janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus.
TIRANË- Një rritje të rasteve të shtruara në infektiv ka regjistruar dita e sotme, ku ka shkuar në 17 numri i pacientëve të hospitalizuar, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive. Ndërkohë, janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus. Tirana regjistron më shumë raste me 7 të tilla, për t'u ndjekur nga Fieri me 2, Kruja me 2 dhe Durrësi me 1 rast. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e 174 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Teksa ka pësuar rritje numri i pacientëve të prekur me koronavirus, është ulur numri i pacientëve që kanë fituar betejën me këtë virus. 6 është numri i pacientëve të shëruar . E përkthyer në %, nga 981 qytetarë të prekur, 79% prej tyre janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020) Testime totale 14259 Testime molekulare 12933 Testime serologjike 1326 Raste pozitive 981 Raste të shëruara 777 Raste Aktive 173 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 58 Durrës 48 Krujë 31 Shkodër 10 Berat 10 Kamëz 9 Fier 4 Elbasan 1 Mirditë 1 Korçë 1
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
2 raste të reja me COVID në Fier, kontakte të farmacistit së infektuar
Ditën e sotme në Fier janë shënuar 2 raste të reja me COVID-19, të cilat janë raste kontakti të farmacistit të prekur më parë. Të infektuarit me covid-19 janë një çift bashkëshortësh të moshës rreth 60 vjeç.
Çifti jeton i vetëm, pas fëmijët i kanë në Gjermani. Ata janë vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërsa autoritetet kanë bërë dezinfektimin e hyrjes së pallatit ku jetojnë.