Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin 2024! INSTAT: Kostot në ndërtim u rritën me 4.2%, shkak energjia dhe rritja e pagave

Blerja e një apartamenti do të kushtojë edhe më shtrenjtë në muajit në vijim. Një nga treguesit që dëshmon se çmimet e ndërtimeve të reja do të jenë edhe më të larta, është Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, i cili vijon të rritet.

Referuar raportit të fundit të INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti kostot në sektorin e ndërtimit u rritën me 4.2%, të ndikuara kryesisht prej çmimit të energjisë elektrike dhe prej rritjes së pagave për shkak se ka mungesë stafi dhe për të mbajtur punëtorët po rrisin pagat.

E dhëna e fundit për pagat në këtë sektor është ajo e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ku rroga mesatare përllogaritej nga INSTAT në 56.117 lekë nga 51.025 lekë që ishte në fund të vitit të kaluar.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja më e fortë e çmimeve ka qenë tek grupi i shpenzimeve për energji me 6.6%, ndjekur nga shpenzimet për paga me 4.8%, më pas është transporti dhe kosto të tjera me 4.2 dhe 4.1%, e në fund janë shpenzimet për makineri me 2%.

Rritja e kostove për ndërtuesit përkthehet direkt në çmime më të larta për qytetarët, të cilët po përballen me çmime qiraje mbi 300 euro për apartamente 1+1, dhe ku metri katror për blerje ka kapërcyer mbi 1000 euro pothuajse në të gjitha zonat e Tiranës.

Rritja e çmimeve është paralajmëruar edhe nga ndërtuesit pasi në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, ky sektor priste që rritja e çmimeve do të vazhdonte edhe për tre muajit e ardhshëm.

Ndërkohë mbi 84% e qytetarëve të pyetur nëse planifikojnë të blejnë një shtëpi në të ardhmen shprehen JO, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Një tjetër e dhënë pesimiste vjen nga Agjencitë e Pasurive të Paluajtshme, ku rreth 96% e të anketuarve presin që çmimet të jenë të qëndrueshme dhe në rritje, dhe vetëm 4% prej tyre thonë se çmimet do të ulen.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 12/12/2023 08:41

    Nuk blej me kurre ne shqiperi. Ndertime cop cop ne qender jo me tutje unazes se vogel. Dritare mut, dyert skandal, komshiun qe e degjon, planimetri skandaloze, puntoret qe vijne me range rover kur ti teket, punime keq, dhe qershia mbi torte pervec vjedhjes ashiqare qe na bejn me FX, punime qe vazhdojne me muaj e muaj mbasi pallati esht mbaruar. Kantier ndertimi edhe 2 vjet. Jo mor daku se iki ne Itali e jam rehat. Po kapen cmimet e Brooklyn dhe 2-3 vjet. Sjeni ne terezi.

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/12/2023 14:54

    Po po emigrantet nuk jan budallenj te blejne apartament te kripura ne shqiperi kushtojne shuuume me pak ne itali dhe greqi per cfare me duhet hyrja per 10 dite qe do rri me pushime... me mire rri ne hotel,,kot e kane i fryn cmimet a thua se eshte Dubai harrojne qe jane mes llumit.

    Përgjigju
  • Investiment: 09/12/2023 23:09

    Hani mut hani ,vazhdoni blini dhe INSTAT duke manipuluar statistikat,kjo behet e gjitha sepse ne fundviti vijnë emigrantet dhe te blejnë sepse do rriten cmimet vitin tjeter,një mut do rriten,prisni sepse mbingopja e tregut po jet shenjat e para dhe cmimet do shkojnë në rënie pikiatë.

    Përgjigju
    • Sudja: 10/12/2023 01:03

      Mashtrimi i rradhës. Atje ku vendasit ikin pa kthim në emigrim nuk ka rritje cmimesh. Ka vetëm mashtrim nga politikanët e mediat që kanë ngelur duke gënjyer sa herë cmimet bien ata thonë do rriten. Haha

  • Jola: 09/12/2023 22:41

    Parade e droges qe pastrohen te pallatet e reja. Ne na mbeten cmimet e larta, kurse ata qe I pastrojne ketu, I investojne ne vendet e tyre. Ndaj duhet Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia