Shtrenjtimi i ushqimeve ‘gërryen’ standardin e jetesës, FMN: Në 18 muaj, inflacioni më i fortë se 5 vite bashkë! Bota do përballet me recesion

Kostoja e jetesës në 18 muajit e fundit është më e fortë sesa kostoja mesatare globale e 5 viteve të mëparshme të kombinuara. Ky është konkluzioni i fundit i nxjerrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas një analize të kryer për inflacionin global.

“Vetëm inflacioni i ushqimeve ka gërryer standardet globale të jetesës në të njëjtin ritëm si inflacioni i të gjithë konsumit në pesë vitet përpara pandemisë”, thotë FMN.

E njëjta situatë përshkruhet edhe për shtrenjtimin e çmimit të energjisë, të cilat po ndikojnë edhe në shtimin e kostove të transportit. Për vitin 2022 institucioni ndërkombëtar pret së inflacioni të jetë 6.6% në ekonomitë e përparuara dhe të arrijë 9.5% në vendet në zhvillim. Këto parashikime janë në rritje në raport me shifrat e publikuara pas nisjes së luftës.

Për këtë arsye kërkohet që zbutja e inflacionit me masa të orientuara kryesisht drejt grupeve vunerabël duhet të jetë prioriteti i politikë-bërësve. Në analizë evidentohet si rrezik edhe rritja e normave të interesit që po aplikojnë shumë banka qendrore për të mbajtur nën kontroll inflacionin, pasi sipas ekspertëve të FMN mund të godasë ekonominë globale.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar