Shtrenjtohen me 3.3% çmimet e produkteve të importit! Në tremujorin e tretë energjia elektrike u ble nga jashtë 35% më shtrenjtë se në 2020

Shtrenjtohen me 3.3% çmimet e produkteve të importit! Në tremujorin e tretë energjia elektrike u ble nga jashtë 35% më shtrenjtë se në 2020

Tirana

Bizneset në vend i kanë  blerë produktet nga jashtë 3.35 më shtrenjtë se në vitin e kaluar. Në tremujorin e tretë të këtij viti, kur ishte edhe shtrenjtimi më i dukshëm i produkteve jo vetëm në Shqipëri por edhe nëpër botë, sipas INSTAT indeksi i çmimeve të importit arriti në 103.2%, duke u rritur me 3.3% në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, dhe janë shtrenjtuar çmimet me 1.8% në raport me tremujorin e dytë të këtij viti.

Shtrenjtimi më i madh ashtu siç edhe pritej ka ndodhur tek energjia elektrike. Shqipëria e ka importuar energjinë 35.1% më shtrenjtë se me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ndërkohë sipas INSTAT shtrenjtimi i grupit të mallrave energji elektrike, gaz, avull apo ajër i kondicionuar, ka qenë në nivelin e 27,4% në raport me tremujorin e dytë të vitit.

Shtrenjtimi i energjisë pritet të ketë ndikimin më të madh në ndryshimin e indeksit në tremujorin e katër të vitit që është periudha tetor-nëntor-dhjetor, ku rritja e çmimeve ishte më evidente në Shqipëri. Vetëm për muajin tetor dhe nëntor vendi ka blerë 146 milionë euro energji elektrike, duke arritur në shifra rekord, pasi çmimet në bursë për megavat kapërcyen mbi 300 euro. Ndërkohë e gjithë bota është përballë një krize energjetike, e cila ka dhënë shenjat e saj tek çmimi për megavat.

Pas energjisë elektrike vjen seksioni i industrisë përpunuese, ku çmimet e produkteve të kësaj kategorie janë rritur me 2.1%.

“Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 5,1 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 4,9 %, “Metalurgjia” me 3,4 %, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3,3 %, etj. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” kanë shënuar ulje me 2,1 %, pasuar nga “Shtypshkrime dhe rigrupim i mediave të regjistruara” me 1,7 %, “Industri të tjera ” me 0,5 %, etj”, thuhet në raportin e INSTAT.

Duke qenë se industria përpunuese ka peshën më të madhe në nivelin e indeksit, kjo kategori ka pasur edhe kontributin më të madh në ndryshimin mujor duke u rritur çmimet me 0,8 %.

“Ndryshimi Tremujor: Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e tretë 2021 shënoi rritje me 1,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, me ndikimin më të madh në ndryshimin mujor ka shënuar rritje me 0,8 %”, vijon më tej raporti.

(Kliko këtu për indeksin e çmimeve të importit)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!