Shtresëzimi social i shoqërisë shqiptare

Shtresëzimi social i shoqërisë shqiptare

Foto ilustruese

Edhe pse kanë kaluar mbi 40 e ca vjet, ende janë me rëndësi idetë filozofike të shkencëtarit gjerman Herbert Markuze, i cili në veprën e tij “Njeriu i një përmase”, shprehet se “modernizimi i shoqërisë, zhvillimi qytetar dhe humanizimi i kapitalizmit do të sjellë ndryshim radikal në shtresëzimin  social të saj”. Dhe kishte të drejtë. Por ç’ka po ndodh sot në Europë,dhe tek ne në Shqipëri ? Shumica absolute e shoqërisë, nuk ka nevojë të ketë  shumicën në pole (të varfër dhe të pasur, të ditur dhe injorantë), por shumicën në qendër të saj, si qytetarë që kanë koshiencë dhe sensibilitet social, që jetojnë dhe jo të vegjetojnë, që punojnë dhe jo lodhen  për mbijetesën. Ka zëra që thonë se “kudo në botë, ka dallime të tilla”. Po është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ka ndryshim të madh mes situatës tek ne, dhe asaj të vendeve të tjera evropiane, si në nivelet e varfërisë, të arsimimit, të dallimit social, etj, në të cilat koncepti qytetar duhet të jetë më dominant në raport me zhvillimet në ekonomi e politikë. Shoqëria civile duhet të jetë aktive, integruese, humane dhe e ndjeshme, por dhe kjo nuk mjafton. E megjithatë, sociologët e sotëm, kanë bindjen e tyre të palëkundur për integrimin e shoqërisë shqiptare, duke hedhur idenë e shoqërisë civile universale.

Statusi i qytetarit ka filluar shfaqet si përmasë reale e zhvillimeve, pavarësisht veçorive si gjuha, tradita, zakonevet, të cilat në kohën tonë për shkak të procesit të integrimit, po zbehin karakterin e tij.Mjafton të kujtojmë hapësirën e punësimit të shqiptarëve sot kudo në botë, për të kuptuar se ku po shkojmë. Sjellja, qëndrimi, angazhimi qytetar, roli i individit në shoqërinë demokratike po bëhet domosdoshmëri. Qytetari si pjesë e shoqërise civile, duhet të konsiderohet  vlerë e çmuar. E kundërta është mjet izolimi. Shoqëria civile, po bëhet “ideali i madh” i politikanëve, sociologëve dhe perspektivave historike e zhvillimit të shoqërisë njerëzore.Modeli i Evropës së bashkuar është modeli i parë politik dhe intelektual, realitet,por edhe nje projekt i realizuar i shoqërisë civile . Shoqëria shqiptare do të bëhet civile, jo vetëm kur politika kultivon vetëm “elita” kulturore dhe ekonomike që pasurohen. Shoqëria e sotme civile në Shqipëri, ka meritën e madhe, që i dha fund shoqërisë me përmasa ideologjike dhe ndarjes politike e klasore, duke përmbysur sistemin. Por ajo duhet të ketë pjesë të saj, edhe misionin e zvogëlimit të ndarjes së mes grupimeve shoqërore.

Realisht tek ne sot ka një përqindje të vogël njerëzish, që zotëron pasuri të jashtëzakonshme si brënda dhe jashtë vendit, dhe një shumicë që jeton dhe mbijeton me rroga mujore. Ish-deputetë dhe deputetë, ish-ministra dhe ministra, (shumica pa asnjë ditë pune në bordero) kanë sot pasuri të pajustifikuara nga puna e tyre. Më shumë se kurrë, agjensitë e verifikimit dhe kontrollit të pasurive, duhet të shkojnë në filtrin e tyre, pasuritë e këtyre personave me mandate, që vijnë kryesisht nga kahet e politikës. Ata shihen si “shtresa e lartë”, dhe pse mbeten objekti i dosjeve hetimore nga drejtësia. Politika mbetet vendi i “origjinës”, nga ku kjo shtresë  e vogël e shoqërisë  shqiptare, ka arritur të bëjë pasuri të madhe. Por ç’ndodh në realitet. Një drejtor dikur në një qytet  larg apo afër Tiranës, ka arritur të vërë pasuri të madhe nga korrupsioni me detyrën, dhe me para të tilla, ka  siguruar vendin në listën e deputetëve të partisë tij. Pothuajse  ka “blerë” mandatin, dhe sot është duke trajtuar milionat e tij, duke zgjeruar bizneset dhe siguruar vendin e nderit në shoqëri.

Ai drejtor, është larguar tanimë nga  realiteti, nga votuesit, dhe shkon atje vetëm kur vijnë fushatat apo e thërret interesi. Politika ka qenë dhe vazhdon të mbetet, interesi i  vetëm për ata që u pasuruan mbi “kurrizin” e saj. Shqipëria është vendi, ku politika shihet  si trampolinë, për të “kapërcyer” lehtësisht nga posti  drejtorit periferik, në mandatin e deputetit, ministrit apo edhe më lart se kaq, dhe për të shtuar pasurinë. Sot në Shqipëri nuk ka shtresë të mesme, por ka të varfër dhe të pasur. Ky shtresëzim dypolar, është i rrezikshëm për të ardhmen e shoqërisë, dhe shkaku i  vetëm i largimit të rinisë, e cila nuk arrin të gjejë rrugëdaljen e duhur nga një situatë e tillë absurde. Njëherësh,  kjo po dobëson edhe rolin e shoqerisë civile tek ne.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 27/04/2022 15:43

    Bravoooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion