Shtyhen për nesër bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë

Shtyhen për nesër bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë

Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme.  Siç raportohet delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë e raundit të parë të bisedimeve.

Zyrtarët rusë thonë se presin që negociatorët ukrainas të mbërrijnë në kufirin polako-bjellorus për raundin tjetër të bisedimeve të enjten në mëngjes, ku do të diskutohet për një armëpushim. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha më herët të mërkurën se Moska mbetet e përkushtuar ndaj "çmilitarizimit" të Ukrainës dhe shtoi se duhet të ketë një listë të armëve të specifikuara që nuk mund të vendosen kurrë në territorin ukrainas.

Ai tha se regjimi i Vladimir Putin njeh të drejtën e popullit ukrainas për të zgjedhur liderin e vet dhe se Rusia e pranon Volodymyr Zelensky si president legjitim.


Lajmi kryesor:

Shpërthime pranë stacionit hekurudhor në Kiev, objektiv Ministria e Mbrojtjes! Qyteti jugor Kherson në duart e rusëve! Suedia: Moska shkeli hapësirën tonë ajrore! Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)