Shtyhet 6 muaj fiskalizimi për bizneset ekzistuese! Ahmetaj hedh dyshime për largimin e kasave fiskale

TIRANE - Report TV zbardh detajin e ri për zbatimi e projektligjit për pajisjet e reja fiskale. Dje në Komisionin e Ekonomisë është thënë nga ministrja Denaj se ai nuk do nisë në muajin janar, por në qershor të vitit të ardhshëm. Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë kështu implementimin me 6 muaj, por jo për të gjitha bizneset. Bizneset e reja, që hapen nga 1 janari e më pas kanë tre muaj kohë për tu përshtatur me sistemin e ri të fiskalizimit.

Qeveria ka miratuar më datë 13 nëntor 2019 projektligjin e fiskalizimit, i cili synon të rrisë monitorimin e bizneseve, të ulë informalitetin dhe të rrisë mbledhjen e të ardhurave. Ky projektligj, i cili do të heqë nga qarkullimi kuponin tatimor dhe do të fusë faturën elektronike, do të bazohet në pajisje të reja informatike. Duke filluar nga viti i ardhshëm bizneset do të përdorin aplikacione të cilat do të instalohen në çdo pajisje teknologjike, PC, telefon, kompjuter, dhe nga ku më pas do te printohen faturat elektronike. Çdo shitje apo veprim në kasën e re që është aplikacioni do transmetohet direkt në Drejtorin e Tatimeve.

Ministrja Denaj pranon që do ketë kosto për mirëmbajtjen, por edhe blerjen e këtij aplikacioni. Nga ana e opozitës ky aplikacion kritikohet, me argumentin se kjo është një kosto shtesë për biznesin, që përkeqëson klimën e të bërit biznes.

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka ngritur dyshime të mëdha sa i takon kësaj nisme. Sipas tij projektligji i fiskalizimit dhe ndryshimet në ligjet fiskale, nënkuptojnë zhdukjen e kasave fiskale. "Ky nuk është një vendim i duhur" ka qenë ky komenti i ish ministrit në komisionin e Ekonomisë. Ndërkohë zëra nga mazhoranca janë shumë skeptik mbi implementimin e këtij projektligji, për shkak se funksionimi i aplikacionit do të varet nga interneti dhe vendi nuk mbulohet i gjithi nga interneti. Po ashtu ka të tjerë deputet të PS që janë kundër.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD