Qeveria ka vendosur që të shtyjë afatin e pagesës së një prej taksave vendore që paguajnë bizneset.

Në vazhdën e masave lehtësuese për bizneset e prekura nga situata e rëndë që po kalon vendi nga epidemia e koronavirusit qeveria ka vendosur me anë të një akti normative që të shtyjë afatin e parapagimit të tatimit të  thjeshtuar 

Tashmë afatet e reja për pagesat e tremujorit  të parë dhe të dytë të vitit 2020 do të jetë brenda datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020.

“Pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të  thjeshtuar  mbi  fitimin  kryhen  pranë  bankave  të nivelit  të  dytë  dhe  Postës  Shqiptare,  sh.a.,  për llogari  të  administratës  tatimore,  për    tremujorin  e parë dhe të dytë të vitit 2020 brenda datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020,” thuhet në aktin normativ.

Sipas vendimit të botuar sot në fletoren zyrtare ky akt normative hyn në fuqi menjëherë.