Shtyhet festa e titullit kampion të Skënderbeut.  Është pikërisht Kukësi, rivali dhe kampioni në fuqi që e ka bërë këtë në ndeshjen e luajtur sonte në Korçë.

Verilindorët kanë fituar 1-0 në Korçë, me golin e shënuar nga Guri në minutën e 78-të. Një rezultat që prish festën e korçarëve për titullin kampion, duke e shtyrë për më tej, pasi Skënderbeu vijon të kryesojë, +11 pikë para Kukësit.

Lojëtarët që luajtën për Skëderbeun ishin: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici (88′ Abazi), Osmani (63′ Dita), Muzaka, Lilaj, Xhejms, Gavazaj (81′ Krasniqi), Soue.

Lojëtarët që luajtën për Kukësin ishin: Frashëri, Zhderiç, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Dzaria (84′ Imami), Musolli, Idrizi (72′ Et’hemi), Shkodra, Kale (43′ Peposhi). 

Disa lojtarë që morën kartonë të verdhë ishin:  Mici, Vangjeli / Musolli, Kale, Alla ndërsa gjyqtari i ndeshjes ishte Eldorian Hamiti

Ora 22:35
Kukësi i shtyn festën Skënderbeut