TIRANË-Shtyhet seanca gjyqësore e kryetarit të  Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika me arsyetimin se prokura e avokatit të një prej të pandehurve(Eleni Dardha) është e parregullt dhe se për pasojë avokati nuk mund të jetë përfaqësues në gjyq në qarkun e  Tiranës.
 
Në dalje të Gjykatës së Tiranës, kryetari i bashkisë së Vlorës iu përgjigj interesit të medias duke thënë:
 
“Jam i interesuar që çështja të fillojë. Sa herë është vendosur për të pasur një seancë, unë kam qenë i gatshëm.”
 
Vendimi për ta lëvizur çështjen ishte i Gjykatës së Lartë, e cila vendosi për transferimin e dosjes penale. Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorisë, pasi grupi hetimor në Vlorë ndihej i kërcënuar.
 
Shpëtim Gjika është i akuzuar për dhënien e lejeve të ndërtimit të dy pallateve në mënyrë abusive dhe të paligjshme, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryebashkiak i Vlorës.
Sipas Prokurorisë së Vlorës Gjika ka falsifikuar në bashkëpunim me të tjerë procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së së qyteti duke manipuluar dhe ndryshuar përmbajtjen e tyre në interes të tij personal.
 
 


Redaksia Online
(akshqiptarja.com)