Shtyhet me 9 ditë publikimi i të dhënave të Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 milionë banorë

TIRANË- Pyetjes se sa banorë ka Shqipëria, do t'i jepet përgjigje me 28 qershor 2024. Ishte parashikuar që Censi i Popullsisë dhe Banesave që u zhvillua vjet, të publikohej në 19 qershor, ndërsa data e re u bë publike nga drejtoresha e INSTAT Elsa Dhula në Komisionin e Ekonomisë.

“INSTAT do t’i bëj publike rezultatet kryesore të cens të popullsisë dhe banesave në qershor 2024, dhe të dhënat e detajuara do të publike në tetor të vitit 2024”, tha Elsa Dhuli.

Por për opozitën kjo vonesë në publikimin e të dhënave bëhet për të fshehur rënien e popullsisë, madje nuk munguan as akuzat për falsifikim të të dhënave.

“Pse është shtyrë Cens-i, ka pretendime që numri i shqiptarëve është nën 1.7 mln banor, dhe kjo është arsyeja pse është shtyrë censi? Cens-in këtë herë e keni bërë online dhe të dhënat duhet të dilnin në një kohë rekord, edhe KE ju ka kërkuar të publikoni të dhënat në kohë. Ju nuk e zbatuat dhe vazhdoni ta shtyni publikimin e të dhënave. Më kanë ardhur anketues dy herë në shtëpinë time, dhe më thanë që ju kanë dalë të dhënat e ulëta dhe po bëjnë ri-regjistrim”, tha Spaho.

Një tjetër shqetësim i ngritur në komision ishin edhe statistikat mbi turizmin ku drejtoresha e INSTAT, tha se po punohet për 6 anketa dhe vrojtime mbi sektorin. Ndërkohë brenda vitit INSTAT do të nisë censi për bujqësinë, i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë