KPA nuk i pranon motrën si avokate, shtyhet seanca për Rovena Gashin

KPA nuk i pranon motrën si avokate, shtyhet seanca për Rovena Gashin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shtyjë në 6 maj, në orën 10:00 seancën e ankimit të Rovena e Gashit për shkarkimin e saj si prokurore nga KPK.

Gashi kërkoi dy javë kohë që të gjente një përfaqësuese ligjore, duke qenë se KPA nuk pranoi që të përfaqësohej nga motra e saj, Ema Gashi.

Edhe seanca e parë, u shty për shkak se Kolegji nuk pranoi që Rovena Gashi të asistohej nga motra gjatë procesit. Sipas Kolegjit, Rovena Gashi mund të mbrohet vetëm me avokat dhe jo ndihmësse, asistente gjatë procesit.

Rovena Gashi, ish-drejtuese e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme e njohur si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkon rrëzimin e vendimit dhe rikthimin në detyrë.

Gashi u shkarkua nga detyra pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KPK ngriti dyshime për pasurinë e saj. Bëhet fjalë për16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rovi: 23/04/2019 15:01

    Po Dritanin e korruptuar pse nuk ja arrestojne kesaj? Ca presin?

    Përgjigju
  • oliveri shkozet: 23/04/2019 14:51

    Akoma nxirrni kete monster me bo lajm? Kjo duhet te ishte ne burg me kohe bashke me Dritan Ginen dhe Llallen.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 23/04/2019 13:24

    Ketyre prekurove i duhet konfiskuar keto pasuri sepse skane si te kene qindra miliona. Duhen proceduar penalisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?