Rishfaqet ‘makthi’ Theo Jacobs, fundos me një pyetje kryegjyqtarin e Matit për pasurinë, klane të korrupsionit nisin sulmet ndaj prokurorit belg

Rishfaqet ‘makthi’ Theo Jacobs, fundos me një pyetje kryegjyqtarin e Matit për pasurinë, klane të korrupsionit nisin sulmet ndaj prokurorit belg

Theo Jacobs

Theo Jacobs është pa dyshim përfaqësuesi më i famshëm në Shqipëri i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbikëqyr procesin e Vetingut në drejtësi. Emri i tij u shndërrua shumë shpejt në makthin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, ndërsa prania e tij në seanca dëgjimore ka bërë që disa njerëz të drejtësisë, të përfaqësohen me avokat, vetëm për të evituar përballjen me të. Prokurori belg Theo Jacobs është konkret, i prerë në qëndrimet e tij, i pakompromis, ndërsa shquhet për pyetjet ‘përvëluese’. Për shkak të rolit të tij në procesin e Vetingut, Theo Jacobs është vënë në shënjestër të sulmeve të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar si të korruptuar, ndërsa një shoqatë avokatësh, ditët e fundit ka kërkuar arrestimin e tij.

Ditën e mërkurë, para Komisionit të Vetingut, u paraqit kryegjyqtari i Matit, Artan Çupi, i cili rezultoi me probleme. Çupi kishte blerë një apartament me sipërfaqe 78.4 m2 në Burrel, në vitin 2007 për 2 milionë lekë. Si burim, gjyqtari ka deklaruar dy hua të marra nga i ati dhe i vëllai. Gjatë seancës dëgjimore ndërhyri Theo Jacobs. Vëzhguesi ndërkombëtar e pyeti gjyqtarin Çupi se përse i kishte nënshkruar kontratat e huasë dy vite më vonë, pra në vitin 2009, kur shtëpinë e kishte blerë në 2007, kur dihej që duhej t’i deklaronte ato. Gjyqtari kishte edhe disa pasaktësi të tjera si dhe nuk përdorte shkronjat ‘ë’ dhe ‘ç’.

Theo Jacobs ka monitoruar edhe Vetingun e Fatmira Hajdarit. Jacobs ishte i pranishëm gjatë seancës dëgjimore katërorëshe. Ai shigjetoi dhe ironizoi me pyetje zonjën Hajdari, duke i vënë në pah paradokset e pasurisë së saj. Jacobs i tha Fatmira Hajdarit se kishe humbur të gjithë pasditen e një dite pushime duke lexuar dosjen e saj. Zonja Hajdari u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikonte pasurinë.

Theo Jacobs është përballur edhe me Ridvan Hadon, kolegun e Fatmira Hajdarit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Theo Jacobs i kërkoi ‘llogari’ Ridvan Hados se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018 dhe pse kishte votuar kundër kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petrit Aliaj, i cili u shkarkua nga Vetingu disa ditë më parë. Megjithatë, Hado u konfirmua në detyrë në shkallën e parë të Vetingut, ndërsa Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen në 17 korrik 2020.

Theo Jacobs është treguar i ‘pamëshirshëm’ me komentet e tij edhe gjatë seancës dëgjimore për ish-prokuroren Rovena Gashin, e cila ka qenë drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e shkarkuar nga detyra. Rovena Gashi solli të motrën Kolegjin e Vetingut, Ema Gashin, për ta mbrojtur. Ema ishte gjyqtare në Durrës, ku dha dorëheqjen para Vetingut. Fillimisht procesin e Rovena Gashit po e ndiqe vëzhguesja ndërkombëtare Mia Rozing. Por më pas në seancë u shfaq Theo Jacobs.

E befasuar nga prania e Theo Jacobs, Ema Gashi u shpreh se “me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing”... Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e z. Teo Jacobs është këtu?”. Teo Jacobs u përgjigj: “Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë”. Rovena Gashi u shkarkua me vendim të formës së prerë.

Theo Jacobs nuk ka kursyer kritikat as ndaj ish-kryeprokurores Arta Markut, e cila kishte kërkuar një masë të rëndë ndaj një personi që drejtonte makinën i dehur. “Unë nuk mbështes shkeljen e rregullave të qarkullimit, por në këtë rast po flasim për një person që ka pirë ca teke raki më shumë se duhet. Arta Marku nuk është një prokurore rioshe, por një prokurore me eksperiencë. Unë vetë si prokuror di ta bëj diferencën midis dikujt që shkel ligjin dhe një krimineli”, tha Teo Jacobs. Ai e konsideroi mungesën e znj. Marku në seancë dëgjimore si “mungesë lidershipi”.

Prokurori belg thumboi me komente edhe ndihmësin ligjor, Artor Ylli, i cili u shkarkua për disa transferta që kishte lejuar në llogarinë e tij. Jacobs u shpreh se “jo çdo sjellje ligjore është etike dhe anasjelltas dhe se një gjyqtari do t’i duhet t’i ketë parasysh të dyja”. I ashpër Teo Jacobs është treguar edhe me kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, i shkarkuar nga detyra. Jacobs u ndal tek disa mesazhe jo-etike që Kadana kishte shkëmbyer me një të njohurën e tij.

Me prokurorin belg është përballuar edhe ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Theo Jacobs e krahasoi dosjen e saj të Vetingut të Prelës me shijen e keqe të një ilaçi të kapërdirë pa ujë në mëngjes, por që kalon në kohën e drekës. Me shije të keqe ai nënkuptoi mospagesën e tatimit mbi të ardhurat nga bashkëshorti i Prelës dhe ngriti dyshime për një dakordësi mes tij dhe punëdhënësit, për t’ia hedhur sistemit.

Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs akuzoi edhe kryeprokuroren e Durrësit Anita Jella se kishte vonuar qëllimisht arrestimin kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja. Prokurori belg tha se Jella se operonte me dy standarde, duke iu referuar një rasti tjetër të ngjashëm. Jella mohoi mdikimin e saj, por megjithatë përplasja në seancë ishte e ashpër. Komisionini i Vetingut e konfirmoi zonjën Jella në detyrë. Më pas, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs hartoi një dokument, ku i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit nga detyra. Komisioneri Publik e firmosi ankimimin në 25 shkurt 2020. Tashmë vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Apelimit.

Për prokurorin Gent Trenova, i shkarkuar nga detyra, Teo Jacobs u shpreh se “….disa herë duhet të zgjedhësh mes dy të këqijave; Ose duhet të thuash që ke fshehur këtë kontratë ose ke bërë deklaratë të rremë”. Për prokurorin Bujar Hoti, Jacobs “ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë. Ne këtu presim të na thuash të vërtetat. Ju folët edhe për kursime, që nuk i keni deklaruar asnjëherë. Morët një kredi 70 mijë euro dhe këto para përfunduan në llogarinë bankare personale të një administratori firme”. Hoti u shkarkua më pas nga detyra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • are: 03/10/2020 08:39

    me te vertete ju duket ky theo jacobs i zoti e i drejte ky eshte nje funderrine i ardhur nga perndimi se ne vendt te tij nuk e qas njeri ky eshte nje dallaverexhi dhe nje i imoralt e ndriti ne Kosone dhe po e ndrit ketu ne shqiperi ky eshte nje i kororptuar dhe maskara imoral dhe cfar tjeter nuk ka ketu tek te gjithe keshtu hiqen si papa po bemat e tij vete Belgjika dhe kreret e saj e dine po mire te na behet se kush na qeveris ne prap mire jemi nje i droguar dhe shume vese te tjera prap mire jemi mire te na behet se popuill dele jemi.

    Përgjigju
  • Res: 25/09/2020 15:42

    ONM monitoron vetingun dhe fale Zotit per kete se ne shqiptaret kemi dhene prova se mezi I bejme gjerat vete

    Përgjigju
  • Ektor: 27/07/2020 17:42

    Te kishte shqiperia ja 10 theo jacobs per 5 vjet ishte ne EU Asht sikur asht ngrit enveri nga varri asht ferri i gjyktesve

    Përgjigju
  • ylli: 26/07/2020 15:37

    Nuk e harroni besoj thenien e mr.jakobs se kam ndenjur gjithe naten duke lexuar dosjen tende [fatmira hajdari ]],,,c'do fjale qe thote jakobs ze vend,,,as 5 minuta nuk duhej te lexoje dosjen e asaj hajdutes o jakobs,,keta ndyresira nga njerez pa breke sot na kane nga 2-3 pallate dhe para pa fund per te mbajtur vajzen--djalin ne amerike me studime.....

    Përgjigju
  • BENI: 26/07/2020 01:01

    KY mr.jakobs sec me kujton nje gjeneral austriak qe ka sherbyer ne shqiperi ne riorganizimin e ushtrise apo xhandarmerise,,,ai e donte shqiperine jashte mase,,deri ne diten qe u vra nga kryengritsit e fierit ne 1935,,ai sherbente prane zogut,,,ai po kalonte rastesisht afer fierit dhe pa njerez te armatosur dhe u afrua ti pyeste se c'fare kishte ngjare dhe ata kujtuan se ai ishte derguar ti arrestonte dhe e qelluan...edhe ky jakobs duket nje njeri teper i pregatitur per terrenin tone mocalor,,,si i thone i rrahur me vaj e uthull,,,,biles ministrja e drejtesise ta mbaje si keshilltar per nja 10 vjet...

    Përgjigju
  • ymeri: 26/07/2020 00:51

    THANK you mr,jakobs,,,je njeriu me i mire i ketyre tre viteve,,,,jam dakort me opinionin e vlores qe te shpallesh qytetar nderi dhe mendoj se mund te qendrosh ne shqiperi edhe 20 vjet te tjera per te pastruar sistemin e drejtesise nga keta ndyresira,,,dhe te paguhesh nga shteti yne...

    Përgjigju
  • Lima: 24/07/2020 22:54

    Ne rradh te pare ky zotnia (Teo) eshte nje prokuror tipik strikt qe shqiperia habitet sepse eshte mesuar me prokurore qe presin zarfin posht gjykatave.ky zotnia po ben nje pune aq madhore sa qe mua personalisht me behet qefi qe po pastron mollat e kalbura nga kjo arke qe ka vec molle te kalbura.se dyti ky zotnia te filloje me kta zotnit me kollare qe kan ardh nga skrapari a puka a tropoja a lushnja me shpi me qera,e krejt pa pritur kan 100 vila e makina qe njerzit sja shofin as cristiano ronaldos.jepi drejtim se je ne rrugen e duhur Teo.

    Përgjigju
  • Arber: 24/07/2020 22:11

    Theo GOD bless you!

    Përgjigju
  • Era: 24/07/2020 22:08

    Pse erdhët kaq vonë,kur e dini saktësisht që nië popull vuan nga këto fundërrina njerëzore...?..!..Gjithsesi e vërteta të cliron.Këta të kenë më shumë frikë ZOTIN,se nuk meritojnë të jenë pjese e Institucionet Shqiptare. Vazhxoni ze po merni hakun e gjithë shqiptarëve.Kanë mallkimin e nënave dhe po c'kombëtarizohet Shqipëria nga mostra të tilla.

    Përgjigju
  • Turi: 24/07/2020 15:39

    Deraa ti artur qe e mbron rrezik e ke dashnor

    Përgjigju
  • Populli: 24/07/2020 15:37

    Ky Theoja ku ishte sot qe u shpall vendimi se pas nje viti ky ehste gjyqtar. Ku i vajten pyetjet e theos per korrupsion. Po theoja ne fakt ben show qe e hani ju o popull budalla se eshte nderkombetari me i korruptuar ketu

    Përgjigju
  • Val: 24/07/2020 05:51

    Thank you very much God blass you F•••••ck them all

    Përgjigju
  • Turi: 23/07/2020 23:55

    Cfare surrat i shemtuar ky i huaji. Si daun hahaha

    Përgjigju
    • artur: 24/07/2020 10:03

      me siguri ti do jesh noj model per ArmOni-n ... kokeshtyp

  • albanian people: 23/07/2020 23:49

    THEO JACOBS THANK YOU VERY MUCH FOR YOUR GOOD JOB IN ALBANIA,,,ALL THESE JUDGES AND PROSECUTORS ARE 99% CORRUPTED ,,,AND THEY HAVE UNJUSTIFIED PROPERTIES AND HOUSES.....THEIR PLACE IS IN GARBAGE OR JAIL,,,,BECAUSE IN ONE YEAR FROM VILLAGERS WITH ONE GOAT ,,,TODAY ARE MILIONERS.....

    Përgjigju
    • Perkthyesi: 24/07/2020 15:41

      O anglezo po u pagove nga keta si puna jote keshtu do llafosesh anglisht dhe si trap

  • Pelion: 23/07/2020 22:41

    Respekt e mirnjhoje ONM ,vetëm ju mund të shpëtoni drejtësinë shqiptare nga prekurorët dhe gjyqtaret e korruptuar të plepave të promovuar e të vënë në krye të drejtësisë nga sali berisha me qëllimin e vetëm , përdorimin e tyre për interesat e veta okulte e partiake në interes të korrupsionit e destabilizimit të shqipërisë për përmbushjen e synimeve antishqiptare të sërbisë të cilës sali karaxhiçi i shërben me devocion e besnikëri.

    Përgjigju
  • Vlorë23_07_2020: 23/07/2020 22:37

    Theo Jakobs duhet të shpallet qytetar nderi I Republikës së Shqipërisë.

    Përgjigju
    • Populli: 24/07/2020 15:41

      Po qytetar nderi i hales

  • Cubi: 23/07/2020 22:15

    Bravo Teo,se po te jet per keta legenat tan gjysma do ishin akoma ne detyre. Mos ju ndaj qenve te sali hales,plepistave me tre muaj kurs,qe nga 30 vjet kan shkelur e neperkembur me qindra njerez te ndershem e hallexhinj. Me pasuri te falur apo dhuruar miljona EURO. Sot po vriten per nje gardh ,kurse ketyre mostrave u falin mijera €,sa absurde!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shk******* robt ku ti ken qent.

    Përgjigju
  • Astra: 23/07/2020 21:18

    Theos tja rruajn me brisk astra dhe ti hedhin dhe pak kolonje. Keta letyra albanistani jane aq frikacake sa llafet dhe kercenimet i kane per popullin e thjesht e te pa mbrojtur. Kur vete puna per nje perfaqsues te nje shteti europjan, i ulen ne gjunje si bushtra.

    Përgjigju
  • Mia: 23/07/2020 20:18

    Pse nuk ka bo ankim ONM dhe Theo ne kpa per dy prokuroret e spak qe deklaroi se sduhet te ishin aty???? Ka ndonje shpjegim Theo per kete?

    Përgjigju
    • Meti: 23/07/2020 21:10

      Do ja degjoni krismen dhe kwtij te famshmit. Kur te publikohen faktwt se cka bere ne Kosove dhe Belgique do jetw ulwritese

  • Latif: 23/07/2020 18:36

    No mercy Mr. Jacobs, greetings from Albania

    Përgjigju
  • Tony: 23/07/2020 18:29

    Gjyqtari e prokurore jane kthyer ne kancerin e ketij vendi (se bashku me politikanet, sigurisht). Do jete e bekuar dita kur te gjithe keta plehra te zhduken nje here e pergjithmone.

    Përgjigju
    • Dangellia: 23/07/2020 19:33

      Jo vetem keto...harove qe duhet ti kthejne pas parajsen 30-vjecare ....pa burg...vari lesht nuk ka lek shteti te mbaj me buk ter kete lukuni hajdutesh...keta pothuajse jan te gjth te molepsur

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025