Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë është shtyrë për shkak të koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur i deleguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.
Por ai nuk ka dhënë asnjë detaj më tej se kur do të mbahet sërish ky takim.

Vetëm një ditë më parë Lajçak konfirmoi se ajo do të zhvillohej të hënën mes dy shefave të dy palëve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq.
Ai u shpreh se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.
Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Procesi është zhvilluar gjatë gjithë kohës me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së.
Këtë muaj në Uashington, dy palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
E.M./Shqiptarja.comKomente

