Shtyhet vetëdeklarimi i të ardhurave personale të 2019-ës

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit draftin që parashikon shtyrjen e dorëzimit të vetëdeklarimit për individët që realizuan më shumë se 2 milionë lekë të reja të ardhura gjatë vitit të kaluar. Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se, ndonëse data 30 prill është përcaktuar si afat për deklarimin e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të aluar, situata e vështirësisë finaciare, që është krijuar nga pandemia e koronavirusit detyron shtyrjen e afatit.

Ende nuk ka një datë se deri kur do të lejohet të bëhet vetëdeklarimi, por e siguritë është që ekspertët e ministrisë po punojnë për draftin, i cili duhet të miratohet në qeveri. Sipas ligjit, të gjithë individët, të cilët kalojnë të ardhurat mbi 2 milionë lekë, bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale vitin e ardhshëm deri në 30 prill.

Sipas ndryshimit më të fundit që është bërë në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tani edhe të punësuarit që janë në dy, ose më shumë vende pune dhe që realizojnë në total të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, do të plotësojnë dhe dorëzojnë vetëdeklarimin. Këtë detyrim, sipas amendamentit, e kanë gjithë të dypunësuarit, edhe kur të ardhurat e tyre janë më pak se 2 milionë lekë. Por ky detyrim për ta do të fillojë nga ky vit, pra ata në prill të vitit 2021 duhet të dorëzojnë deklarimin e të ardhurave 12-mujore të 2020-ës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)