FIER - Pas fotove të cilat kanë bërë bujë nëpër rrjetin social “Facebook” nga kalimtarë por edhe nga drejtues të automjeteve ku shtylla qëndronte në mes të rrugës, CEZ ka reaguar për heqjen e saj.
Ditën e sotme dhjetëra punonjës së kompanisë CEZ Shpërndarje kanë mbërritur në rrugën e Drimadhës , për heqjen e shtyllave të cilat ishin një burim aksidentesh. Në krye të këtij aksioni ka qenë vetë drejtori i Drejtorisë Shpërndarëse në Fier, Arjan Feskaj, i cili ka ndjekur punën për heqjen e këtyre shtyllave.
Por të binte në sy mungesa e firmës e cila para pak kohësh shtroj këtë aks rrugor prej tre kilometrash. Asnjë përfaqësues i kësaj firme nuk ka qënë në këtë zonë qoftë edhe për të dhënë ndonjë ndihmë.
Ndërkohë kreu i drejtorisë së CEZ Shpërndarjes në Fier Arjan Feskaj u shpreh se nuk kemi marrë më para një sinjal nga firma e cila shtronte rrugën për të dhënë ndihmesë në heqjen e shtyllave.
Sipas tij, shtyllat në mes të rrugës janë me të vërtetë një burim aksidentesh, por firma që ka bërë ndërtimin e rrugës duhet të bënte një projekt për heqjen e shtyllave gjë të cilën nuk e ka bërë këtë.
Gjatë ditës së sotme kompania CEZ Shpërndarje ka realizuar zhvendosjen e 6 shtyllave, ku 2 prej tyre kanë qenë më problematiket pasi kanë qenë në mes të rrugës duke u bërë edhe burim aksidentesh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO