Shahini: Nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare s'do bëhen, përgatituni deri në një njoftim të dytë! Shpjegon si do vlerësohen nxënësit

TIRANË- Nuk ka një njoftim zyrtar që provimet kombëtare të shtyhen, për këtë arsye ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vënë theksin se të gjithë nxënësit duhet të përgatitet që ato do të mbahen sipas planit. Në një kohë kur shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill, Shahini bën me dije se mësimet do të vijojnë të transmetohen onlin edhe në RTSH, siç ka qenë deri më tani, e ndërsa po përgatitet që të futet edhe gjuha e huaj në program.

“Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t’i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t’i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani. Transmetimi do të vijojë njëlloj si këto 2 javët që lamë pas. Do të mbyllim dhe do të mbulojmë lëndët që kanë të bëjnë me shkencat, me matematikën dhe me gjuhë-letërsinë për klasat 1-12. Ky është fokusi edhe për javën e 3-të të punës nga shtëpia, ndërsa për javën e 4-rt po shohim mundësinë që të përfshimë leksione edhe nga gjuhët e huaja, historia dhe gjeografia”, tha Shahini.

Oraret e transmetimit në RTSH janë po njëlloj: 10:30 dhe ora 18:00, si dhe orari i transmetimit të leksioneve për maturantët në orën 13:30-14:30, e ndërsa bën me dije se gjatë kësaj periudhe do të transmetohen  më shumë emisione edukative në RTSH si dhe premtoi se puna e mësuesve, përfshirë këtu edhe vlerësimin do të dixhitalizohet sa më shpejt. Ajo ka shpjeguar edhe 2 shkyllat kryesore ku do të bazohet vlerësimi i tyre. 

“Nesër apo pasnesër, ne do e mbyllim udhëzuesin për të gjithë mësuesit dhe mënyrën se si do të vlerësohet puna e nxënësve gjatë këtyre javëve që kanë punuar nga shtëpia. Vlerësimi do të ketë dy elemente. Është elementi i pjesëmarrjes, pra nxënësi do të vlerësohet me pjesëmarrjen e vet sipas parashikimeve të mësuesit dhe sipas kushteve që ka; dhe e dyta, nxënësi do të vlerësohet edhe me njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj periudhe. Do të transmetojmë sa më shumë emisione edukative në RTSH; dhe e dyta do të digjitalizojmë punën tonë arsimore sa më shumë që është e mundur. Tashmë e bëmë! Ideja është që të vazhdojmë me sa më shumë cilësi edhe përtej kësaj kohe të jashtëzakonshme në të cilën po kalojmë. Kthim mbrapa nuk ka, vetëm duhet të shtyjmë përpara sa më shumë që është e mundur për të realizuar projekte të tilla që janë në dobi të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri”, tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Masat për COVID-19/ Universiteti i Shkodrës pezullon mësimin deri në 3 prill: Do ndiqen praktikat on-line

1584733100_Screenshot2.jpg

Universiteti i Shkodrës përmes një njoftimi lajmëron studentët dhe pedagogët për pezullimin e procesit mësimor deri në datën 3 prill, në kuadër të masave të marra nga qeveria për pengimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme, ndërkaq përmes njoftimit studentët po ashtu lajmërohen se do të vijojnë marrjen e leksioneve përmes komunikimit on-line me pedagogët.

Duke njohur vështirësit e procesit të mësimdhënies on-line, universiteti inkurajon pedagogët në punën e tyre akademike, teksa thekson se praktikimi i kësaj metodologjie mësimdhenie ka nisur që në datë 18 mars.

“Është koha të punojmë, sepse çdo çast i humbur është në dëm të studentëve tanë”, thuhet në fund të njoftimit.

Njoftimi i plotë i Universitetit të Shkodrës:

“Të dashur studentë të Universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”!

Të nderuar kolegë dhe punonjës të USH-së!

Rektorati i USH ju përshëndet të gjithëve dhe dëshiron që të jeni sa më mirë ju dhe të dashurit tuaj. Pandemia COVID-19 e përhapur jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën, ka shkaktuar marrjen e masave ekstreme nga qeveria. Duam t’ju kujtojmë se zbatimi i këtyre masave nga të gjithë së bashku ndihmon në mospërhapjen e infektimit, si dhe në ruajtjen e shëndetit të familjarëve tanë dhe gjithë bashkëkombësve. 

Si rrjedhim i këtyre masave Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me urdhrin nr. 153 datë 20 mars 2020 ka vendosur ndërprerjen e procesit mësimor deri me datën 03 prill 2020, duke shpresuar se kjo mund të jetë data kur të fillojmë përsëri procesin mësimor në auditore.

Të dashur studentë!

Universiteti ka filluar mësimin on-line. Shumë nga ju janë tashmë të lidhur me pedagogët tuaj kanë vijuar punën duke shkëmbyer leksione, ushtrime, detyra, si dhe duke u konsultuar me to drejtëpërsëdrejti. Nga ju kërkohet që të merrni pjesë në mësimin on-line, pasi kjo do të vlerësohet nga pedagogët në fund të procesit. Për të gjithë ato që kanë pasur vështirësi të lidhen me platformat on-line të ofruara nga pedagogët tuaj, në ndihmë do ju vijë stafi i IT-së së Universitetit, i cili ka ofruar platformën Moodle që aktualisht është në përdorin në universitet si platforma të tjera që janë free access për t’u përdorur nga stafi akademik. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve, që të marrin pjesë aktive në mësimin on-line, pasi kjo është shumë e rëndësishme për vijueshmërinë e procesit mësimor.

Të nderuar kolegë!

Për gjithë ne nuk është e thjeshtë të fillojmë të punojmë me një sistem që shumë nga ne nuk e kanë praktikuar. Natyrisht do të kenë vështirësi, të cilat do ta ngadalësojnë procesin mësimor. Është shumë e rëndësishme për studentët tanë, që ne të tregohemi të guximshëm për futjen e kësaj metode të re në sistemin tonë, metodë e cila në të ardhmen mund të zërë një vend të rëndësishëm në punën akademike. Me vendimin nr. 152 datë 18.03.2020 Rektorati i USH-së është shprehur për fillimin e këtij procesi mësimor, i cili është duke u zbatuar nga një numër gjithnjë në rritje i stafit akademik.

Njësitë kryesore kanë për detyrë të mbështesin të gjitha alternativat që ofrojnë departamentet për mësimin on-line. Për këtë proces nuk ka receta të gatshme. Në informacionin e dërguar gjithë stafit akademik nga Drejtori i IT së USH-së, janë përcaktuar platformat e mësimit on-line, të cilat mund t’ju mbështesin shumë mirë. Si universitet kemi inkorporuar dhe trajnuar stafin e IT për platformën Moodle Të gjitha platformat e tjera, që mund të përdoren nga ju janë të mirëpritura, mjafton që të realizojnë qëllimin e përbashkët, mësimdhënien sa më cilësore të mundshme. Është koha të punojmë, sepse çdo çast i humbur është në dëm të studentëve tanë.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Rektorati i USH-së shpreh bindjen se së bashku do të arrijmë të mbyllim me sukses vitin akademik 2019-2020.

Ju urojmë shëndet të mirë dhe punë të mbarë!

 Rektorati i USH”, shkruhet në njoftimin e univeristetit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK