Të dielën në orën 16:00 janë programuar të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së pestë të Superligës, me Flamurtarin që pret në Vlorë Laçin dhe Vllazninë që luan në Shkodër kundër Luftëtarit.
Gjithsesi në media është përfolur se ndeshja në Vlorë mund të shtyhet për shkak se Flamurtari nuk i ka mundësitë të gjejë numrin e nevojshëm të stjuartëve, të cilët duhet të jenë paktën 50. Për këtë arsye ‘report tv’ kontaktoi me administratorin e klubit Flamurtari Sinan Idriz, i cili u shpreh:
"Problemi qëndron se në Vlorë nuk kam ku ti gjej një numër kaq të madh të policisë private. Është diçka të cilën nëse e bëjnë rrezikojnë t’u hiqet licensa. Për ndeshjen me Laçin do të gjendet një zgjidhje, pasi nga e FSHF-së nuk mungon mirëkuptimi, por nuk mund të vazhdohet kështu. Më thoni ju përveç derbit në cilën ndeshje keni parë 50-100 stjuartë."
Ndërkohë sfida tjetër e ditës së dielë mes Vllaznisë dhe Luftëtarit do të luhet në Loro Boriçi. Shkodranët në dy ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë, ndërsa Luftëtari vetëm javën e fundit ka marrë fitoren e parë në katër javë kampionat. Në prag të sfidës, trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz, është shprehur:
"Kundër luftëtarit nuk kemi opsion tjetër përveçse fitores. Patëm një situatë të vështirë pas ndeshjes me Tiranën dhe për këtë arsye jemi stërvitur fort gjatë kësaj jave. Kemi lënë pas disa dëmtime dhe kemi harruar padrejtësitë që na janë bërë. Në këtë sfidë do të marrim maksimumin.”
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.4%
-
Jo
9.8%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13486
Lajme të tjera
-
100 vjetori, ikonat e Flamurtarit përballë kombëtares së viteve 80-90! Ruci: Jemi klub me histori të madhe
26 Mars, 15:12
-
Kaos në stadiumin Flamurtari, festa e legjendave për 100 vjetorin shtyhet me disa minuta
26 Mars, 13:31
-
Flamurtari prezanton trajnerin, Diego Longo flet si 'lab': Ai që ka presion mos marrë pjesë
24 Mars, 11:28
-
Flamurtari shekullor, vlonjatët zgjedhin trajnerin e ri! Italiani 'zbarkon' sot në Vlorë
23 Mars, 09:33
-
Humbja me Dinamon, Troisi dorëhiqet nga Flamurtari! Diego Longo shihet në Vlorë
21 Mars, 12:34
-
Revoltë në Vlorë ndaj arbitrit, sherr dhe shishe në fushë! Drejtori i Dinamos për Report Tv: Troisi nxiti turmën! Duheshin masa shtesë
21 Mars, 09:10
-
'Federata sjell arbitra që tallen me ne', presidenti i Flamurtarit: Çfarë presin këta, të marr pushkën?
20 Mars, 19:44
-
Flamurtari mposhtet nga Dinamo, përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë! Tifozët rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit, ndërhyn policia (VIDEO)
20 Mars, 19:16
-
Kategoria e Parë/ Ndalet Skënderbeu kryesues, Korabi dhe Tomori bëjnë detyrën! Flamurtari kërkon vendin e parë
18 Mars, 15:25
-
Flamurtari në finalen e Ligës Unike, mposht Prishtinën! Trajneria Hasanaj: Bëjmë të pamundurën kundër Partizanit
16 Mars, 11:27
-
VIDEO/ Flamurtari dështon në Pukë dhe largohet nga kreu i renditjes, Skënderbeu një gol për vendin e parë! Besa 'shuplakë' Turbinës
11 Mars, 15:44
-
VIDEO/ Tripletë në shtëpi, Flamurtari 'zhyt' Lushnjën dhe merr kreun e Kategorisë së Parë
4 Mars, 15:30