Ish-futbollisti i kohërave të arta të Flamurtarit të viteve 1985-1990, Agim Bubeqi, është gjetur ditën e sotme pa shenja jete në apartamentin e tij.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Bubeqi dyshohet të ketë ndërruar jetë pak ditë më parë.
Kanë qenë komshinjtë që e kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar Policinë, të cilët pas kontrolleve, gjetën trupin e pajetë të ish-futbollistit.
Lajm në përditësim...
-
Mesa kam dëgjuar dhe është shkruar në shtyp, Bubeqi është marrë me aktivitete fetare,u bë hoxhë a dervish nuk e di mirë….Ai e la futbollin ,sepse pati edhe çrregullime e probleme të shëndetit mendor.Megjithatë ne si vlonjat do ta mbajmë mënd si një futbollist të talentuar, që i dha futbollit të qytetit tonë më të mirën e vet.I paharruar qoftë kujtimi i tij.
Përgjigju -
E kam patur komshi.Nje nga njerezit me te mire por fatkeq.I paharruar!
Përgjigju








Komente
Komento