73-vjeçari Qemal Berhami, banori i lagjes “Abaze” në Krujë që dyshohet se ndezi zjarrin që rrezikoi qytetin, është lënë i lirë.
I moshuari ndezi zjarr në oborr për të djegur bar, por flakët dolën jashtë kontrollit duke përfshirë zonat e banuara.
Me gjithë kontributin e banorëve dhe zjarrfikësve, si edhe 3 helikopterëve që u angazhuan në ndërhyrjen nga ajri, zjarri u vu nën kontroll vetëm pas mesnatës. Gjatë atyre orëve, u ndërpre energjia elektrike, teksa qytetarët po evakuoheshin ose po linin shtëpitë.
Zjarri është riaktivizuar herë pas here, por falë reagimit të shpejtë, është vënë nën kontroll pa rrezikuar jetë e banesa. Ditën e sotme është raportuar se vatrat janë shuar plotësisht.











Komente
Komento