Shuhet aktori Mërkur Bozgo,
Report Tv risjell filmat dhe batutat

Shuhet aktori Mërkur Bozgo,<br />Report Tv risjell filmat dhe batutat<br>
Aktori i shquar Merkur Bozgo u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë kundër të cilës luftonte; në fillim të kësaj vere që shkoi, ai kreu edhe operacionin e fundit kirurgjikal, por nuk ia doli, me gjithë vullnetin e tij të pa shoq.  Ndërroi jetë më 10 nëntor dhe u përcoll për në banesën e fundit më 11 nëntor me një ceremoni familjare në varrezat e Shesh Tufinës.

Merkur Bozgo është një aktor i njohur i Teatrit dhe kinemase; në karrierën e tij numërohen dhjetëra role. Ishte gjithmonë jo i pari ndër rolet, por shquhej ndër kryesorët. Ai ka krijuar profile origjinale të ccdo personazhi. Ne asnje rol të tijin nuk shikoje asnjë përsëritje klishe të interpretimit. Aktori i njohur Mevlan Shanaj e ka vlerësuar me këto fjalë: Paska ikur Merkur Bozgo, miku ynë i të gjitheve. Njeriu i shkelqyer, aktori i karaktereve mbreselënese. Jam njohur mbi 50 vjet te shkuara dhe ruaj kujtime te pashlyeshme, për të mirin, të sjellshmin, mikun Merkur Bozgo. Edhe regjisorja e re Elma Doresi e ka kujtuar me dhimbshuri e dashuri aktorin e urtë e fisnik Mërkur Bozgo. 

Ai ishte aktor i Estradës, i Teatrit. Karriera e tij artistike u mbyll në Teatrin Popullor, pasi kishte lënë studiot e Televizionit Shqiptar- ku punoi disa vite. Roli i fundit i aktorit Bozgo ishte ‘Hoxha’ në filmin “Gjoleka- djali i Abazit”- 2005. Në rolet ku Bozgo nuk harrohet mund të përmenden filmat: Në fillim të Verës, Emblema e dikurshme, Agimet e Stinës së Madhe, Telat për violinë, Stolat në park, Bolero, Seriali televiziv ‘Komuna e Parisit’ etj.

Po ashtu ndër dhjetra role të tij, veçohet ai i Koçit tek “Tela për violinë”, ku i kërkoi Muços të fuste në shkollë të lartë Andon Kozma Ledhin. “Po edhe po s’pati (talent), shtyje aty se nuk u bë qameti. Kur të mbarrojë shkollën atje me shokët do jetë. Kur i bijnë 20 veta fiju-fiju, merret vesh kush e bëri gabimin, unë a ti, hë…”   

Dhimbshurisht u shua edhe një tjetër jetë artistike nga ai brez i trashëguar nga periudha e komunizmi, që pavarësiht ndrydhjeve ideologjike krijuan një shkollë interpretative të pakrahasueshme.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim