Regjisori Fehmi Hoshafi (1934-2020) është shuar në moshën 86-vjeçare. Lindi në Tiranë. Fillimisht nisi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat “Toka jonë”, 1964; “Vitet e para”, 1965; “Oshëtimë në bregdet”, 1967; “Gjurma”, 1970.

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, më vonë iu besua, regjia për kinokomedinë aq të dashur “Kapedani”, në vitin 1972, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: “Ëndërr për një karrige”, 1984 dhe “Zëvendësi i grave”, 1987.

Në periudhën 1976 – 1990 ka realizuar filmat artistikë dhe dokumentarë, si “Shoku ynë Tili”.