Videot dhe filmat familjarë në shirit, Bengu: Rrezikojnë shkatërrimin, duhet ndërgjegjësim

Materialet video të xhiruara në shirita filmikë, me një kamera të thjeshtë dore, nga amatorë të filmit apo në ngjarje të zakonshme familjare, shpesh mund të kenë një vlerë të madhe. Në një kohë kur gjithçka ndryshon dhe teknologjia avancon, shpesh, këto materiale rrezikojnë edhe të zhduken.

Ruajtja dhe kalimi i tyre në format të digjitalizuar duket domosdoshmëri në ditët e sotme, ndaj, për të ndërgjegjësuar njerëzit në Shqipëri janë mbajtur për herë të gjashtë Ditët e Filmit Familjar. Ky edicion i gjashtë përkon me ditën ndërkombëtare të 'Home Movie Day', një ditë që kremtohet në të gjithë vendet e botës.

 “Në Shqipëri kjo është një përvojë e re, edhe pse ëshë edicioni i gjashtë, por ende nuk ekziston ajo kulturë e ruajtjes dhe kujdesit ndaj arkivave familjarë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme prej meje dhe studentëve të mi, për të rikonsideruar arkivat të cilat sot janë në rrezik zhdukjeje”, tha Shpend Bengu, organizator i “Home Movie Day Albania”. 

Sipas specialistëve të multimedias prej disa vitesh ekziston rreziku i madh i prishjes të të gjithë materialeve që janë xhiruar në shirita magnetikë, të cilët janë infektuar nga një virus, që është përhapur në gjithë botën kohët e fundit, si rezultat i ngrohjes globale.”

Për këtë arsye, të gjithë arkivistët e botës dhe një pjesë e atyre që punojnë me “Albanian Cinema Project” (Projekti për Kinemanë Shqiptare) kanë ngritur alarmin për digjitalizimin sa më parë të këtyre arkivave, pasi, sipas Bengut, çdo vit që kalon krijon një humbje jashtëzakonisht të madhe në këtë lloj trashëgimie.

Ai bën thirrje që të gjithë qytetarët në Shqipëri të ndërgjegjësohen sa më parë për digjitalizimin e arkivave, që i ruajnë në kaseta të formatit VHS ose mini DV.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë ato prishen dhe e humbin cilësinë e tyre, për të mos thënë që pas disa kohësh as nuk do të mund të shihen”, tha ai.

“Home Movie Day” ka filluar si nismë në vitin 2002 nga një grup arkivistësh filmash të shqetësuar se çfarë do të ndodhte me të gjithë filmat shtëpiakë të xhiruar në shirit filmik gjatë shekullit të 20-të.

Kjo ditë është një festë e filmave amatorë, që mbahet çdo vit në shumë ambiente lokale në mbarë botën, duke i lejuar individët dhe familjet të shohin dhe të ndajnë filmat e tyre.

Për publikun shqiptar gjatë Home Movie Day u shfaqën materiale filmike arkivore nga Trashëgimia Kulturore Jomateriale Shqiptare, Arberëshe dhe e popujve të tjerë, video nga arkiva personale dhe shtetërore shqiptare, dhe të huaja, si dhe animacione, filma dhe video ekperimentale.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje