Shuhet legjenda amerikane e
muzikës xhaz, Al Jarreau

Shuhet legjenda amerikane e<br />muzikës xhaz, Al Jarreau
Këngëtari legjendar i muzikës xhaz, Al Jarreau, është ndarë nga jeta në moshën 76-të vjeçare.

Al Jarreau, shtatë herë fitues i çmimit Grammy Awards, me një repertor të shumëllojshëm, njoftoi tërheqjen nga skena, vetëm pak orë përpara fillimit të ceremonisë së çmimeve Grammy.

“Prioriteti i tij i dytë më i rëndësishëm në jetë ishte muzika. Ai nuk kishte një priopritet të tretë. Prioriteti i tij i parë ishte të shëronte dhe të ngushëllonte ata që vuanin”, shkruan menaxheri i tij, Joe Gordon, në faqen e tij në internet.

Alwyn Lopez Jarreau,  i cili lindi më 12 mars 1940, ishte djali i një pianisteje kishe dhe një pastori. Karrierën e tij si këngëtar, ai e filloi në një moshë të vogël, duke kënduar në baret e qytetit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi