Shuhet në moshë të re aktorja e njohur, fitoi ‘Palmën e Argjendtë’ në Kanë kur ishte vetëm 18 vjeçe! Luajti përkrah Robert De Niro
Aktorja Émilie Dequenne në rolin e 'Rozeta'
Bruksel- Shuhet në moshë të re aktorja e njohur belge.
Émilie Dequenne, vdiq në moshën 43-vjeçare nga një kancer “i rrallë”. Aktorja që fitoi Palmën e Argjendtë në Kanë, për rolin e saj në filmin "Rozeta", njoftoi në muajin tetor 2023, se kishte ‘karcinoma adrenokortikale’, një lloj kanceri i pazakontë në sistemin endokrin.
Sëmundja e mbajti larg shesheve të xhirimit, teksa 'Rozeta' e katapultoi atë vetëm në moshën 18-vjeçare, që i dha edhe çmimin në vitin 1999. Filmi gjithashtu fitoi Palmën e Artë.
Në vitet në vijim, Dequenne arriti të marrë pjesë në filma të shumtë dhe të punojë me regjisorë dhe aktorë si Robert de Niro, Gabriel Byrne dhe Cathy Bates.
Filmografia e saj përfshin role në ‘Brotherhood of the Wolf’ nga Christophe Gans dhe ‘Housewife’ nga Claude Berri.
Një nga interpretimet e saj të fundit ishte në filmin "The Things We Say, The Things We Do", në të cilin fitoi çmimin César për aktoren më të mirë dytësore . Ajo është nominuar për këto çmime pesë herë.
Dequenne u rikthye në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2024 për të shënuar 25 vjetorin e triumfit të saj atje me vëllezërit Dardenne dhe për të promovuar filmin në gjuhën angleze, "Mbijeto" (Survive), teksa nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen.

Aktorja belge Émilie Dequenne, është shuar në moshën 43-vjeçare
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
50.2%
-
Barazim
31.1%
-
Fiton Shqipëria
18.7%
Vota total: 598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?
19 Mars, 09:34
-
Skandali i korrupsionit me ‘Huawei’ në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar
14 Mars, 12:49
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Von der Leyen: 'Përgjigje e fuqishme' ndaj tarifave doganore amerikane, BE del kundër
12 Mars, 09:07
-
Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azinë Qendrore
11 Mars, 07:55
-
Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar
10 Mars, 13:46
-
Zyrtare/ Mechelen në Belgjikë shkarkon Besnik Hasin
6 Mars, 16:10
-
Shqipëria bëhet pjesë e programit 'Military Erasmus', për formimin e kadetëve në akademitë ushtarake evropiane
4 Mars, 15:39
-
Shembulli që ndoqi FSHF për 'Final 4' një dështim, Belgjika heq fazën play-off për të shpallur kampionin sezonal
28 Shkurt, 11:57
-
‘SPAK-ut t’i hanë atë që s’thuhet’, Basha për sulmet ndaj drejtësisë: Dosjet e aferave të politikanëve në duart e partnerëve! Edhe Enveri të ringjallej, s’i bën dot gjë
26 Shkurt, 12:47
-
Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së! Presim të marrim edhe ftesën për grup-kapitullin e katërt
22 Shkurt, 16:47
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41