Shuhet në moshën 63-vjeçare Roland Roshi, kolegët: Kemi humbur një profesionist të përkushtuar

Roland Roshi, një ndër regjisorët më të vjetër në Radio Televizionin Publik Shqiptar u përcoll sot për në banesën e fundit. Ai u nda papritur nga jeta në moshën 63-vjeçare. Familjarët, miqtë edhe kolegët i dhanë lamtumirën e fundit mes lotëve. Për ta ikja e Roland Roshit, zërit brilant që u rrit në qytetin e Përmetit, por që për disa vite punoi si regjisor në Fier, e më pas si spiker në Televizionin Publik Shqiptar është shembulli sesi një njeri duhet të jetë në jetë

Ka qenë vetautoritar me estradën, u emërua në estradë, punoi me sensin e humorit. Me një kulturë muzikore të thellë, me dashurinë për letërsinë dhe për letërsinë skenike sidomos. Me fantazitë mrekullueshme, edukuar nga dy prindër të shkëlqyer, që m’u bë krahu më i fortë që pata unë në peripecirat e ndryshme politiko-ideologjike që pata. Është djali im (qan).

Pëllumb Kulla, regjisor

Ç’të të them për Landin, të të them që ishte gojëmbël. Atë e thonë të gjithë. Por ai ishte vërtet gojëmbël. Ishte një djalë që e kishe me shumë pasion punën e artit. Ishte një djalë shumë produktiv, me aktrim, regjisur dhe formulim muzike. Ka qenë i papërtueshëm, qoftë në të gjithë komponentët që mban arti skenik, por edhe jashtë këtyre evenimenteve. Landi do mbetet i paharruar për të gjitha ato që ka lënë pas. I ka ardhur keq edhe gurit për Landin, se cilido spektator i thjeshtë e kujton vetëm si spiker lajmesh, e jo më veprat që ka lënë pas.

Luftar Paja, aktor 

Të them të drejtën nuk i ndaj dot këto duke ju referuar pyetjes suaj artist apo njeri. Zoti ja kishte falur të dyja. Ishte njeri i mrekullueshëm edhe artist i mrekullueshëm. Njeri që në jetën time unë kaq sa jam, nuk kam parë njeri më të përkushtuar se ai. Çdo punë që ja lije ai do ta çonte më tej me shumë seriozitet. Tek Landi kujtoj vitin 1977 kur erdhi në teatër, një djalë i shkëlqyer, natyrisht që ne artistët kemi edhe cenet tona, por tek ai zoti ja kishte fashitur të gjitha nuk kishte asgjë. Kjo ndarje nga jeta vallaj na ka bërë që të shikojmë thellë për t’u bërë më të mirë, për t’i ngjarë Landit ashtu siç ishte. Landi ishte personifikim i këtyre fjalëve të mira. Për ne si trupë e Fierit do të lërë një humbje shumë të madhe, një boshllëk që do ta kujtojmë gjithmonë. Nga krijimtaria që nuk ishte e paktë në Fier, i kujtoj rolin e Avni Rustemit, sepse ka qenë dublant, edhe kishte projektuar atë rol në mënyrën më të shkëlqyer edhe kishte edhe pozitivitetin që i përshtatej edhe fizikisht. Karriera më e shkëlqyer e tij ishte si regjisor i asaj estrade, që ai u ka lënë sot kujtimet më të mira si profesionist edhe si njeri. Si profesionist është ndër më të mirët që ka pasur ai teatër, si regjisor i estradës nuk do të harrohet asnjëherë. Vërtet ishte nën hije, se nuk lakmonte kurrë që emri i tij të dilte edhe të shfaqej, por pas gjithë atij suksesi ka qenë emri i Land Roshit. 

Astrit Hasani, drejtor i teatrit të Fierit

Roland Roshi (1955) lind dhe rritet në qytetin e Përmetit. Kreu Institutin e Lartë të Arteve. Punë për herë të parë në qytetin e Fierit, në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit , ku është shquar për rolin e tij, si “Avni Rustemi”, tek Drama “ Dy krisma ne Paris”. Por, për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Më pas puna e tij ka vazhduar në Radio Tirana dhe në televizion, si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe emisionesh informative.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhimiter Xhoga(Guri Naimit D): 28/09/2018 02:06

    Nje humbie e madhe per families sa shoqerine e te mirenjohuri Artist i fajele Artistike Roland Roshi.Te dyfishte dhimbien si bir i permeti tone sa nderuar kudo studion e punoj.I perjetshem kujtimi tij pa tjeter organet kopetente do ti japin nderimet qe meriton."Pasuesi Veteran"83vjecar nga Tornto.Dhimiter Xhoga-Zavalani.

    Përgjigju
  • Çim Hazizaj: 27/09/2018 19:25

    I pa harruar qoft kujtimi i Ladit,ngushellime familjes.Nje njeri qe dha kaq shume per Fierin.Te rrojme e ta kujtojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)