Është shuar në moshën 83-vjeçare, legjenda e futbollit të ekipit Partizanit dhe kombëtares shqiptare Robert Jashari. Lajmi u përcollë nga familjarët e të ndjerit.
Titullar për shumë vite me Partizanin e madh dhe i skuadrës kombëtare, autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Bestit.
Gjysmëshekulli më parë, në Belfast, Irlandë e Veriut-Shqipëri 4-1. Pikërisht më 7 maj 1965, sapo ka filluar fraksioni i dytë (2-0 për vendësit), e 51-të, Jashari ka shfrytëzuar një kombinim në zonë, ka goditur dhe rrjetë në portën e Xhenings. Takimi ka përfunduar 4-1, madje me protagonist edhe Xhorxh Bestin, autori i golit të katërt. Jashari debutoi me kombëtaren e Konçit në ndeshjen Holandë-Shqipëri 2-0, në Roterdam, në maj të vitit 1964, dhe të fundit me ngjyrat kuqezi e ka pikërisht në Belfast, duke arkivuar një gol dhe 5 takime zyrtare me përfaqësuesen. I pranishëm në turnetë me Olimpike të kohës dhe, në të gjitha takimet për Kupat e Europës, ato Ballkanike, luajtur nga Partizani në harkun e viteve ’60-’70. Nga golat e shumtë spikat goli ndaj ekipit Luftëtari të Gjirokastrës, një kryevepeër akrobatike. Në pamundësi për të goditur topin pasi ishte i lartë, në një çast të vetëm, falë intuitës dhe aftësive individuale, ka shpikur goditjen akrobatike me thembër: me duart e vendosura në tokë dhe këmbët lart, ka kryer goditjen e rrallë dhe gol ashtu siç shënonte portieri i famshëm, Higuaita.
Robert Jashari ka qënë 3 herë golashënues i kampionatit shqipëtarë me ekipin e Partizanit.
Ai fitoi gjashtë herë Kampionatin Kombëtar midis viteve 1957 dhe 1964 me Partizanin e Tiranës dhe ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Kombëtar në tre sezone radhazi midis viteve 1962 dhe 1965, me respektivisht 18, 9 dhe 14 gola. Me kombëtaren e futbollit ka zhvilluar 7 ndeshje në total.