Shuhet në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Paulin Preka! Meta dhe Basha shprehin ngushëllimet

Aktori Paulin Preka

Arti shqiptar në zi! Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe mbarë shqiptarë, Paulin Preka. Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij. Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kush është Paulin Preka

Paulin Preka ka lindur në Shkodër më 2.02.1935 në një familje të varfër. Ai kishte edhe një vëlla më të madh dhe dy motra. Puna e lodhshme e të atit, një punëtor shumë i nderuar dhe përkujdesja e jashtëzakonshme e së ëmës, i rritën dhe i edukuan me dashurinë ndaj Zotit, ndaj mëhallës, ndaj vendlindjes, por edhe ndaj intergrimit të tyre në vlerat qytetare të Shkodrës dhe që ishin rruga ku Paulini hodhi hapat e parë, i prirur nga talenti i tij për të shkruar biografinë e tij artistike, e cila vite më vonë do ta radhiste në brezin e artë të aktorëve që krijuan një plejadë të papërsëritshme.

Në moshën 8 vjeçare, fare i vogël, u bë pjesmarrës në shoqërinë artistike të Kishës Katedrale të qytetit të Shkodrës, e cila aktivizoi fëmijë dhe të rinj, jo vetëm në aktivitetet fetare, por edhe në aktivitete kulturore dhe edukative, ku tematikat i afronin këta fëmijë me kryeveprat e letërsisë botërore të interpretuara në skenat e vogla të qytetit të Shkodrës.

Rreth viteve 1947-1948 hapet në Shkodër Shtëpia e Pionierit ku u formua krahas rretheve të tjera edhe rrethi i teatrit, i cili zhvilloi shumë aktivitete që krijuan një traditë edhe për shumë vite me radhë. Kështu në vitet ’50 në këtë qendër kulturore u shfaqën tri drama për fëmijë të autorit rus Arkadi Gaidar, ku Paulini në një moshë fare të re shpalosi talentin e tij të lindur.

Në vitin 1953, falë pasionit dhe vullnetit që e karakterizonte Paulinin, u aktivizua pranë Shtëpisë së Kulturës dhe po në atë kohë nën drejtimin e regjisorit të mirnjohur Andrea Skanjeti, u shfaq e para premierë estrade amatore “Estradë në Penxhere” ku protagonistë ishin Tano Banushi dhe Paulin Preka, të cilët sollën një frymë të re në skenën e teatrit të humorit në qytetin e Shkodrës.

Në vitin 1954, kur sapo ishte kriju “Klubi i Punëtorëve” e ftuan të luante një rol tek drama bullgare “Traktoristët” me regjizore Violeta Sekuj. Me këtë dramë konkuroi në Takimin Zonal të Veriut ku u shpall Laurat i këtij takimi, duke u vlersuar me diplomë nderi për interpretim të lartë artistik.

Për rreth 9 vjet që punoi si aktor drame, Paulin Preka interpretoi në disa role kryesore, ndër të cilët mund të veçojmë dramatizimin e romanit “Këneta”, përgatitur dhe vënë në skenë nga regjisori Esat Oktrova, ku Paulini u shqua në këtë shfaqje.

Ndër pjesët më brilante të repertorit 40 vjeçar të estradës interpretuar nga Paulin Preka, aktorët e mësipërm, si dhe një brezi më të ri mund të veçojmë: “Fotografi”, “Kola i dritave”, “Familja-A, familja-B”, “Tuçi e Lokja”, “Dasme e Refikut”, “Mini e Minusha”, “Wikend 96-76” etj.

Pas viteve 1990 janë një sërë premierash të shkruara si librete të vëna në skenë, si ajo e të shtundeve gazmore në RTSH në vitin 1994, ku spikasin materialet e “Ndihmave humane”, “Liçensa”,, “Dasme e Refikut” e mandej në këto vite materiale që kanë mbetur në kujtesen e spektatorëve si “Krapi”, “Kena harru baben”, “Urgjenca”, “Pikniku 1977 e 1997”, materiale në vargje si “Eksodi”, hapja e recitalit të Sandër Ruçit “Çka t’tha” e shumë e shumë të tjera, si “Operacioni i dajës”, “Udhëtim me mikrobuz” etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Pas ndarjes nga jeta të Paulin Prekës, reagon edhe Presidenti Ilir Meta: Një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar

Pas lajmit të hidhur mbi vdekjen e mjeshtrit të humorit Paulin Preka, Meta ka shprehur ngushëllimet e tij

" Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.

Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.

I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar!

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!

Të prehet në paqen e merituar!" shprehet Meta.

Ora 18:02
Vdekja e Paulin Prekës, Basha: Me humorin e tij i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve gjatë komunizmit

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të artistit Paulin Preka, nëpërmjet një postimi në Twitter kreu i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij.

"Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka. Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund ta bëjë SPAK vettingun e politikanëve?

Komento

Komente

  • ska problem: 05/09/2021 05:17

    Aktoret te tille nuk vdesin kurre ,ky duhet te ishte ne faqe te pare te cdo gazete apo ne tv por cti besh ,ne faqe te pare kemi kurvat .keto aktor me rolet e tyre do vazhdojne te jetojne ne ekrane e tv. Uprehte ne paqe i madhi Preka

    Përgjigju
  • redi: 04/09/2021 18:29

    Paulin Preka ka vend nderi ne artin shqiptar.

    Përgjigju
  • Bledi: 04/09/2021 16:15

    I madhi Paulin Preka, nje humbje e madhe. Te paste Shpirti drite...

    Përgjigju
  • Thethi: 04/09/2021 16:02

    Thjesht,i pavdekshem.

    Përgjigju
  • Foni: 04/09/2021 15:18

    Sa gjynah,kemi humbur nje artist te madh.,,,kemi qeshur pa fund me humorin e tij...Ngushellime familjes. ...//

    Përgjigju
  • Past drit: 04/09/2021 14:21

    Ma i madhi i tana kohnave gjiganti

    Përgjigju
  • vjeshta: 04/09/2021 14:21

    Monument,ikonë, personifikimi i të qënit aktor humorist. Në 10 ditë Shkodra e Shqipëria ka humbur dy personalitete! Kujtim Alija e Paulin Preka. I paharrueshëm kujtimi e vepra e tyre!

    Përgjigju
  • Endri: 04/09/2021 13:47

    I pavdekshem kujtimi i ketij aktori te madh

    Përgjigju
  • Petrit: 04/09/2021 13:44

    Do kujtohet me nderim dhe respekt.Ngushellime te afermve dhe miqve te tij

    Përgjigju
  • Avduli: 04/09/2021 13:17

    Aktor I lindur, brilant I humorit!

    Përgjigju
  • Lexues: 04/09/2021 13:15

    Cen mor Cen, Cen durimmadhi. I pavdekshem.

    Përgjigju
  • Keshtu do mbahet mend: 04/09/2021 12:18

    Aktor i madh.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Shqipëria po bëhet gati për vaksinimin e mbi 12-vjeçarëve, del studimi i Pfizer: Vaksina e efektshme mbi 90% te fëmijët