Shuhet në moshën 91-vjeçare gazetari dhe publicisti i njohur, Ymer Minxhozi

Shuhet në moshën 91-vjeçare gazetari dhe publicisti i njohur, Ymer Minxhozi

Ymer Minxhozi

Në moshën 91-vjeçare mbylli sytë përgjithmonë gazetari dhe publicisti i njohur, Ymer Minxhozi.

Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me ese, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”.

Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.

Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, Minxhozi ka qenë prezent me shkrimet e tij edhe pas viteve ’90, kohë gjatë të cilës ka botuar vëllimet “Borë e zezë”, “Shansi i humbur”, “Era e mykut”, “Ditari i tre kontinenteve” etj.

Ymer Minxhozi, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, që në moshën 13-vjeçare ka marrë pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ai morri pjesë në shumë punë vullnetare për ndërtimin e shtetit të pasluftës.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet