Shuhet në moshën 94-vjeçare ylli i Hollywood, i pari aktor me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar

Shuhet në moshën 94-vjeçare ylli i Hollywood, i pari aktor me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar

Sidney Poitier

Sidney Poitier, i pari aktor me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Ai fitoi çmimin Oscar me filmin e vitit 1963, ‘Zambakët e Fushës’.

Lajmi për vdekjen e Poitier i ka prekur të gjithë aktorët e Hollywood, ndërsa shumë reagime kanë ardhur edhe nga politikanët, si kryeministri i Bahamas Philip Davis, Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

"I gjithë Bahamas-i ynë është i pikëlluar. Djali që u zhvendos nga ferma, për t'u bërë kamarier në Shtetet e Bashkuara, një i ri që jo vetëm e mësoi veten të lexonte dhe të shkruante, por që e vendosi shprehjen e fjalëve, mendimeve dhe ndjenjave në qendër të karrierës së tij", tha kryeministri i Bahamas Philip Davis.

“Poitier përfaqësonte dinjitetin dhe kishte talent të veçantë”, tha Obama.

I lindur në Miami, Poitier u rrit në një fermë domatesh në Bahamas dhe u transferua në Nju Jork në moshën 16-vjeçare.

Ai u regjistrua për një periudhë të shkurtër në ushtri dhe bëri disa punë të ndryshme ndërkohë që merrte mësime aktrimi, për t'u bërë një yll i skenës dhe ekranit në vitet 1950 dhe 1960.

Poitier theu barrierat racore në Hollywood. Paraqitja e tij në ‘The Defiant Ones’ në 1958 i dha atij nominimin e tij të parë për Oscar, në vetvete një arritje historike për një zezak në një kategori kryesore në atë kohë.

Pesë vjet më vonë ai fitoi çmimin Oscar me ‘Zambakët e Fushës’, në të cilën luajti rolin e një artizanali që ndihmon murgeshat gjermane të ndërtojnë një kishëz në shkretëtirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)