LIBRAZHD - Ka zgjatur për rreth 6 orë zjarri në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë të Librazhdit që u përfshi nga flakët pasditen e sotme.

Zjarri në parkun kombëtar ka rënë sot rreth orës 16:00, në vendin e quajtur Përroi i Peshkut. Mjetet e zjarrfikëses e kanë pasur të pamundur që të afrohen, për shkak të terrenit të vështirë në mënyrë që të vinin nën kontroll zjarrin që kishte përfshirë rreth dy hektarë.

Kanë qenë forcat e policisë ato që kanë shkuar pranë parkut Kombëtar, për të dhënë kontributin e tyre në shuarjen e zjarrit. Nga ana e tij, shefi i zjarrfikëses së Librazhdit Vladimir Duro, u shpreh se është punuar për ta fikur zjarrin me mjetet rrethanore.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, pasi dyshohet se është i qëllimshëm.

Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)