Shullazi kërkoi largimin e dy gjyqtarëve që e lanë në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e tij (DOKUMENTI)

Shullazi kërkoi largimin e dy gjyqtarëve që e lanë në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e tij (DOKUMENTI)

Emiljano Shullazi

TIRANË-Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e Emiljano Shullazit për rrëzimin e vendimit të KLGJ-së në lidhje me gjyqtarët në proces dhe lirimin nga burgu. Vendimi në Kolegj është marrë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Shullazi kërkoi shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes së tij në apel, pasi sipas tij nuk janë pjesë e SPAK, por të komanduar.

Emiljano Shullazi pretendon se vendimi i KLGj-së është marrë në shkelje të Kushtetutës dhe nëpërmjet ankimit kushtetues individual i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) për shfuqizimin e tij, me argumentet si vijojnë:

"Është cenuar e drejta për liri dhe siguri personale, e garantuar nga nenet 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNj-së, pasi KLGj-ja ka imponuar formimin e trupës gjykuese në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë mënyrë kërkuesit i është hequr liria, duke u mbajtur në paraburgim, pa u respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji. Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj, pasi gjykata që ka shqyrtuar kërkesën për vleftësimin e masës së sigurimit për shkak të transferimit të çështjes, nuk mund të konsiderohet një gjykatë e caktuar me ligj, për sa kohë dy nga tre anëtarët e trupit gjykues janë caktuar në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme", shkruhet në pretendimet e Shullazit.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese shprehet se kërkuesi i është drejtuar drejtpërdrejt kësaj Gjykate për konstatimin e shkeljeve kushtetuese për cenimin e standardit të “gjykatës së caktuar me ligj”, si dhe heqjes së lirisë  në kundërshtim me Kushtetutën, të pretenduara si të cenuara nga vendimi nr. 29/2020 i KLGj-së.

Në vlerësimin e tij Kolegji thotë se "pretendimet që kërkuesi ka ngritur para Gjykatës Kushtetuese nuk janë të tilla që t’i shmangen kontrollit të mëtejshëm gjyqësor, pasi ato mund të parashtrohen në gjykatat më të larta me anë të rekursit. Kolegji rithekson se e drejta për proces të rregullt ligjor, përfshirë edhe pretendimet për “gjykatën e caktuar me ligj”, garantohet përgjatë një procesi ligjor ose gjyqësor, në funksion të rezultatit përfundimtar. Në vështrim të kësaj analize,Kolegji vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për aq kohë sa ai nuk i ka shteruar pretendimet  e tij në procedurat gjyqësore brenda sistemit gjyqësor penal".   

Në përfundim, Kolegji vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet në paraqitjen e kërkesës së tij, për rrjedhojë çështja nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda (tani SPAK) me 13 nëntor 2018 shpalli fajtor dhe dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së Shullazit

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri