Shumë infektime, por më pak vdekje se 1 vit më parë! Report tv sjell në shifra 15 ditët e gushtit të 2020 dhe të 2021

TIRANË- 15  ditëshi i parë i gushtit ka sjellë një rritje të infektimeve  me Covid 19 në vendin tonë, në një kohë kur tashmë varianti Delta është konfirmuar, por numri i fataliteteve mbetet disa-fish më i ulët se një vit më parë. 

Referuar të dhënave ditore që ministria e Shëndetësisë publikon që prej fillimit të pandemisë, gjatë dy javëve të para të gushtit të këtij viti, numri i infektimeve është rreth 1000 raste më shumë se po e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sic shihet edhe në tabelë, nga data 1 deri në 15 gusht të këtij viti ka patur  2797 raste të reja, ndërsa në 15 ditëshin e parë të gushtit të 2020 numri i infektimeve ishte 1984. 
Rastet  e reja ditore 1-15 gusht 2021
1 gusht -40 raste të reja
2 gusht-25 raste të reja
3 gusht- 65 raste të reja
4 gusht -99 raste të reja
5 gusht -132 raste të reja
6 gusht -149 raste të reja
7 gusht -139 raste të reja
8 gusht -113 raste të reja
9 gusht-69 raste të reja
10 gusht-220 raste të reja
11 gusht-286 raste të reja
12 gusht-274 raste të reja
13 gusht-379 raste të reja
14 gusht-410 raste të reja
15 gusht-397 raste të reja

Rastet 15 diteshi parë i 2020

1 gusht -120 raste të reja
2 gusht-123 raste të reja
3 gusht- 101 raste të reja
4 gusht -130 raste të rejav
5 gusht -139 raste të reja
6 gusht -127 raste të reja
7 gusht -135 raste të reja
8 gusht -124 raste të reja
9 gusht-136 raste të reja
10 gusht-125 raste të reja
11 gusht-140 raste të reja
12 gusht-141 raste të reja
13 gusht-154 raste të reja
14 gusht-146 raste të reja
15 gusht-143 raste të reja 

Por pavarësisht rritjes së infeksioneve, fatalitetet janë disa -fish më të ulëta. Teksa gjatë gushtit të një viti më parë, Shqipëria përballej mesatarisht me 4-5 vdekje në ditë, ose 68 humbje jete, gjatë 15 ditësisht të parë të gushtit të këtij viti numri i fataliteteve ishte 7. 

Humbje jete 1-15 gusht 2021
1 gusht-0 
2 gusht 0
3 gusht 0
4 gusht 0
5 gusht 0
6 gusht 1 
7 gusht 1
8 gusht 0
9 gusht 1
10 gusht 0
11 gusht 0
12 gusht 0
13 gusht 1 
14 gusht 2 
15  gusht 1
Humbje jete 1-15 gusht 2020
1 gusht -4          
2 gusht-5
3 gusht- 6
4 gusht -4 
5 gusht -6 
6 gusht -6
7 gusht -1
8 gusht -4
9 gusht-6
10 gusht-1
11 gusht-5
12 gusht-3
13 gusht-5
14 gusht-6
15 gusht-6

Edhe situata në spitale mbetet më e qetë se një vit më parë. Aktualisht shërben si spital për të trajtuar të prekurit me Covid 19, vetëm Infektivi, ndërsa të shtruar janë 46 pacientë, krahasuar me një vit më parë, ku numri i pacientëve në dy spitalet Covid ishte 125. Shifrat e vaksinimit deri në mesin e gushtit kanë kaluar 1.3 milionë ndërsa ky muaj është i hapur për vaksinimin e cdo qytetari mbi 18 vjec. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit