Shumë socialistë në LSI? Kryemadhi: Opozitën nuk e bashkon ideologjia por objektivi për tu çliruar nga Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, u pyet edhe në lidhje me atë që forca e saj politike pretendon, se shumë anëtarë të PS-së po i bashkohen forcës politike që ajo drejton.

Kryemadhi u përgjigj se kjo është një gjë natyrale pas LSI është forcë e majtë, edhe pse u kujdes të thoshte se opozita nuk është një bashkim ideologjik por largimi i kësaj Qeverie.

"Ajo që dua të theksoj është se shumë socialistë po i bashkohen LSI, kjo është natyrale. Këtu nuk ka çështje ideologjik por mbijetese përballë kësaj situate kaosi dhe varfëria. Por po shikojmë  politikat e Rilindjes janë politikat me ekstremisht të djathta.

Sot politikat e koncesionit të Rilindjes janë ekstrem të djathta dhe nuk i përfaqësojnë aspiratat e socialistëve.

Socialistët ndihen të lirë dhe në vetvete në LSI. LSI, duke qenë parti e të rinjve dhe të reja, është parti e majtë. Përveç kësaj, vetë hartimi i politikave të LSI kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe në impaktin e drejtpërdrejtë në buxhetin e qytetarëve.

Opozitën e bashkuar nuk e kanë bashkuar ideologjitë por një çlirimi nga sekti i Rilindjes me në krye Ramën dhe cclirimi i ekonomisë shqiptare nga një grup i vogël njerëzish që po e shfrytëzon atë më çdo ditë shumë", tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në komunikim me gazetarët: Partitë e reja përçajnë vetëm PS-në, opozitën nuk e bashkon ideologjia por çlirimi nga Rama


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën