Shuplaka e BE: Zhgënjim për
presidentin, hetoni 21 janarin

Shuplaka e BE: Zhgënjim për<br />presidentin, hetoni 21 janarin
BRUKSEL – Pak muaj larg vendimit për performancën e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit, Bashkimi Europian ka analizuar disa prej ngjarjeve kryesore të vitit. Pas takimit të 5 të komitetit të Stabilizim - Asociimit, në përbërje të të cilit është edhe një përfaqësi e zgjeruar deputetësh nga Kuvendi i Shqipërisë, Brukseli zyrtar tërheq vëmendjen mes të tjerash për hetimin e plotë të ngjarjeve të 21 janarit, zgjedhjen e presidentit të ri të vendit si edhe për kujdesin në hartimin e buxhetit për vitin 2013, vit zgjedhor ky për Shqipërisë.

JA KONKLUZIONET E TAKIMIT NË BRUKSEL
1. Komiteti përshëndet Presidentin e ri të Shqipërisë Z.Bujar Nishani për zgjedhjen dhe falenderon Presidentin në largim Bamir Topi për rolin e tij si ndërmjetës dhe këshillues për krizën politike. Nënvizojmë se roli i Presidentit është kyç në unitetin e kombit, për garantimin e stabilitetit dhe pavarësisë së institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe për bashkimin e të gjitha forcave politike në përpjekjet e tyre për të përmbushur detyrimet në kuadër të procesit integrues në Bashkimin Evropian.

2. Komiteti mirëpret vazhdimin e përpjekjeve të të gjitha forcave politike për të zbatuar marrëveshjen e nëntorit 2011 dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes blloqeve politike që prej takimit të mëparshëm të Komitetit në dhjetor 2011. Megjithatë, Komiteti konstaton se ishte zhgënjyese që shansi për të përmirësuar bashkëpunimin mes forcave politike u dëmtua sëriozisht gjatë zgjedhjes së Presidentit.

3. Komiteti mirëpret hapat për përmbushjen e 12 prioriteteve dhe ribën thirrje për zbatimin e rekomandimeve të plota të Komisionit evropian duke u ndalur veçanërisht tek përmbushja e reformës zgjedhore dhe reformës së procedurave parlamentare.

4. Komiteti nënvizon sërish se procesi i liberalizimit të vizave ka provuar se ishte një sukses dhe një element i rëndësishëm jo vetëm për institucionet por edhe për kontaktet njerëzore mes shqiptarëve dhe shtetasve evropiane. Mirëpresim mënyrën se si qeveria shqiptare po I menaxhon problemet e vogla që hasen ende në këtë proces.

5. Komiteti nënvizon se reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar janë parakushte për progresin e të gjithë rajonit drejt Bashkimit Evropian. U kërkojmë autoriteteve shqiptare të vendosin në prioritet jo vetëm procesin legjislativ por edhe zbatimin e ligjeve duke u garantuar strukturave përkatëse burimet e nevojshme buxhetore. Nënvizojmë sa i takon kësaj çështjeje se një vëmendje e veçantë kërkohet për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

6. Komiteti nënvizon se është thelbësore që ngjarjet e Janarit 2011 të ndiqen me hetime të pavarura dhe një procedurë gjyqësore të besueshme.

7. Komiteti u kërkon autoriteteve shqiptare të mbajnë një disiplinë buxhetore dhe një konsolidim fiscal në mënyrë që të ruajnë stabilitetin makroekonomik dhe të krijojnë mjedisin e përshtatshëm për invetimet dhe rritjen ekonomike. Siç është parë në të kaluarën, nënvizohet fakti se zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk duhet të influencojnë tek planifikimi buxhetor.

8. Komiteti vlerëson rolin e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë