Shkelja e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës me dekretimin e përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës ende pa hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është pranuar jo vetëm nga Partia Socialiste por edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese. Kreu i shtetit, nxitoi të dekretojë 11 shtatorin si datën e zgjedhjeve lokale në Dibër, duke pasur në dorë vetëm një njoftim të Gjykatës Kushtetuese për vendimin, dhe jo një vendim të vendosur në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Ky veprim bie në kundërshtim me nenin 132 të Kushtetutës që thotë: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën e shfuqizimit të akteve që shqyrton. 2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin.” Por cilët janë rrugët e parashikuara nga ligji për ta anuluar atë, dhe a mund të ndryshohet data e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër të parashikuara për në datën 11 shtator? Kodi i Procedurës Penale parashikon dy rrugë të anulimit të një akti administrativ siç është dekreti i Presidentit. Rruga e parë është ajo e vetëkorrigjimit nga organi i lëshimit, pra, që vetë Nishani të anulojë dekretin e parë dhe më pas të nxjerrë një dekret të ri në përputhje me Kushtetutën, në datën kur vendimi i gjykatës të jetë botuar në fletoren zyrtare. Rruga e dytë është ajo që duket se do të jetë edhe më e mundshmja: që një tjetër subjekt i interesuar, në këtë rast Partia Socialiste, ta dërgojë çështjen në Gjykatën Administrative.
Pavlefshmëria Neni 108 i Kodit të Procedurës Administrative, përcakton rastet se kur akti administrativ (në rastin konkret dekreti) është absolutisht i pavlefshëm. “Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm në rastet e mëposhtme: a) kur vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë urdhëruese të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi lidhur me: i) kompetencën e organit publik; ii) procedurën e nxjerrjes së tij; ose iii) formën ose elementë të tjerë të detyrueshëm të aktit; b) është nxjerrë nëpërmjet mashtrimit, kanosjes, mitmarrjes, konfliktit të interesit, falsifikimit apo një veprimi tjetër që përbën vepër penale; c) ekzekutimi i aktit mund të shkaktojë një veprim të dënueshëm, sipas legjislacionit penal; ç) në çdo rast tjetër të parashikuar shprehimisht në ligj”. Pika a/ ii përmbush kushtet e një akti administrativ në kundërshtim me procedurën, pasi dekreti duhet të nxirrej 48 orët e para pas botimit në fletoren zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, botim që nuk është bërë as dje.
NulNeni 110 i Kodit të Procedurës Administrative e konsideron nul dhe të pavlefshëm çdo akt që është nxjerrë në mospërputhje me ligjin, apo Kushtetutën, siç është dekreti i presidentit. Pavlefshmëria e tij është edhe kur nuk pranohet nga institucioni që e ka nxjerrë. Ai mund të konstatohet si i tillë, nga vetë institucioni apo një organ i interesuar, në këtë rast, partia Socialiste. “1. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk sjell asnjë pasojë juridike, pavarësisht faktit nëse është konstatuar apo jo si i tillë. Ai konsiderohet se nuk ekziston. 2. Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, të çdo të interesuari, nga organi publik që e ka nxjerrë atë, organi epror i tij apo organi që është kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative, si dhe nga gjykata kompetente për çështjet administrative, sipas ligjit”-thuhet në nenin 110 të Kodit të Procedurës Administrative.
Korrigjimi Në respekt të nenit 111 të këtij Kodi, Nishani duhet ta korrigjojë vetë aktin, duke e anuluar dekretin. “Organi publik ka detyrimin të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ nëse vjen në dijeni për rastet e parashikuara në nenin 108 të këtij Kodi”-thuhet në nenin 111. Më tej sipas nenit
112, organi publik (Presidenca), në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, mund të korrigjojë gabimet e shkrimit, gabimet në përllogaritje dhe pasaktësi të tjera të dukshme, në një akt administrativ. Anulimi ose shfuqizimi bëhen me një akt të ri me shkrim, i cili anulon, shfuqizon, ndryshon apo plotëson aktin e parë.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.5%
-
Të gabuar
22.9%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36